Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i pandehuri i njërës prej dosjeve më të bujshme të historive të mashtrimit që aktualisht ndodhet nën shqyrtim në Gjykatën e Tiranës. Ismailaj prej gati dy vitesh nën hetim gjyqësor është treguar i kujdesshëm të mos shfaqet publikisht, më së shumti duke refuzuar të jetë i pranishëm në seancat kundër tij. “Mundet ai kameramani të marrë leje te ju përpara dhe pastaj të kërkohet edhe mendimi im për praninë e tij.
Gjyqtarja: Kamerat fillimisht para se të hyjnë në sallë gjyqësore i pandehur, marrin leje nga gjyqtari i çështjes, sepse tregojnë interesin dhe çështja juaj është ndjekur nga gazetarët. Kanë një afat të caktuar që do të rrinë këtu deri në momentin që Gjykata do ta vlerësojë të jetë e nevojshme”, u shpreh Kastriot Ismailaj.
Kastriot Ismailaj: Atëherë zonja kryetare, unë largohem. Për shkak se tre dëshmitarët e thirrur nga Gjykata nuk ishin paraqitur, por edhe për shkak të pushimeve verore, Gjykata e shtyu procesin ndaj Ismailajt për në vjeshtë.
Kastriot Ismailaj akuzohet të ketë përvetësuar 5 milionë euro përmes mashtrimit me pasoja të rënda sipas një marrëveshjeje me CEZ për mbledhjen e borxheve të prapambetura. Nga ana tjetër, ndaj pasurive të tij Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur konfiskim për shkak se është i dyshuar edhe për pastrim parash.