Shtyhet procesi për inceneratorin e Tiranës, seanca e radhës mbahet në…

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur që të shtyjë për të shtunën shqyrtimin e ankimimit të bërë nga zyrtarët e dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli që ndodhen në arrest me burg, ndërsa Alba Thoma, dhe Silena Tola, Sidrita Kopliku dhe Pëllumb Abeshi të cilën ndodhen në arrest shtëpi, kërkojnë masa më të lehta sigurie, me pretendimin se nuk kanë kryer vepër penale.

Të dyshuarit pretenduan se nuk kishin kapacitetin për të ndikuar dhe dëmtuar provat, ndërsa nuk ekzistonte rreziku që të shmangen hetimit të çështjes.

Në lidhje me këtë çështje hetimore, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u vendosën në zyrat e drejtorisë së punëve publike, që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit, dhe zhvilluan një kontroll ku morën kompjuterat dhe sekuestruan dosje të ndryshme.

Taulant Tushe njihet si personi i besuar i kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, dhe është zyrtari më i lartë i Bashkisë që ndodhet në arrest për çështjen e incineratorit të Tiranës.

Exit mobile version