Shtyhet Revolucioni/ Deputeti i Rithemelimit: Ky është muaj festash, s’është i përshtatshëm për protesta! Poli Hoxha: Pranojeni s’u ndjekin njerëzit

Deputeti i Edmond Spaho nga radhët e Rithemelimit, thotë se opozita do të shkojë drejt mosbindjes civile dhe do të radikalizojnë aksionin e tyre, por ‘këtë revolucion’ kanë ndërmend që ta shtyjnë edhe një muaj tjetër. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Spaho tha se ata do të organizojnë protesta, por ky muaj nuk është i përshtatshëm për shkak se është një muaj festash.

‘Qëndrimi që mbajmë ne në Kuvend është në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të opozitës. Reforma elektorale. Jemi 43 deputetë. Është shumicë matematikore. Le të mos flasim për ideologji. Mazhoranca nuk po reflekton me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë sa kohë që mazhoranca nuk reflekton. Edhe protesta do të organizojmë! Ky muaj nuk është i përshtatshëm për protesta, janë festat do të vazhdojmë festat…. pastaj. Ajo që ndodhi në Kuvend ishte formë e mosbindjes civile.’- tha Spaho.
Spaho kritikoi edhe qëndrimet e ndërkombëtareve në thirrjet e tyre për protesta paqësore.

‘Këtu është krijuar një model dhe ushqehet fort ky model se protesta duhet të jenë paqësore. Njerëzit me këtë janë velar janë ngopur. Komiteti ndërkombëtar kërkon që të bëjmë protesta paqësore. Nuk di rrugë tjetër përveç radikalizmit. Po përpiqemi me zgjedhje! Ka rast më flagrant se në Kukës, dyfishuan votat! Ushtrohet presion. Të merret seriozisht reformimi i Kodit Zgjedhor, zhvillimi i zgjedhjeve demokratike.’- tha Spaho.

Nga ana tjetër analisti, Poli Hoxha, tha se problemi është se opozita nuk ka mbështetje në terren nga qytetarët.

‘U mungon populli. Nuk po u ndjekin as ata që u kanë votuar. Secili nga 300 veta të sjellë bëjnë 12 mijë veta, as kaq nuk sjellin dot. Kur ti ke arritur në një pikë që diktatura po të bën kështu dhe gjithë këtë tragjedi të madhe nuk po e shoqëron dot. Ku popull nuk po i përfill nuk po i ndjek. Çdo gjë lëviz. Njerëzit thonë ku po na çojnë këta. Dhe ti thua do të bëj këtë do bëj atë. O prano se nuk e bën dot protestën, ose nise sot. Cakto një afat. Lë të pranojnë se nuk i ndjekin më njerëzit. Le të dalë tani e të thotë se Berisha është i nderuar, i mbarë le ta thotë.’- tha Hoxha.

Artikulli paraprakËshtë koha të braktiset Berisha
Artikulli tjetër“Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve”/ Basha takim me ish-zëvendës Presidentin, Mike Pence