Shtyhet seanca në GJKKO për Berishën

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë nmarrjen e vendimit në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

GJKKO pritet të marrë një vendim ditën e nesërme në seancën që do të fillojë në orën 11:00.

Berisha u përfaqësua në seancë nga avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Kujtojmë që SPAK kërkoi arrest shtëpie për Berishën, pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme të detyrimit të paraqitjes.

Kërkesa u dërgua në gjykatë pasi SPAK mori autorizim nga Kuvendi, i cili votoi me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të Berishës.

Exit mobile version