Shtyhet seanca në GJKKO për Fatmir Mediun/ Mungon ish-ministri, 113 pyetje për ekspertët! Ja çfarë thotë prokurori

Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Mësohet se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk është paraqitur në seancë, ndërsa mungon edhe avokati i tij mbrojtës Ardian Visha. I pranishëm është vetëm avokati Henrik Ligori.

 

Prokurori Klodian Braho kërkoi që të vazhdojë seanca në mungesë të ish ministrit Mediu. Kjo kërkese u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi qe ish ministri të mbrohet vetëm nga avokati Ligori.

Gjykata relaton që në sekretarinë e gjykatës janë paraqitur pyetjet me shkrim për ekspertët, në total 113 pyetje. Ndërkohë ne seance nuk  është paraqitur një nga ekspertet . Eksperti Ymer Stafa ka njoftuar  gjykatën se mungon per  arsyeve shëndetësore.

Prokurori Klodian Braho: Nuk ka raport mjekësor për ekspertin që mungon dhe gjendja e tij shëndetësore nuk e pengon që të jetë në seancë. Eksperti të thirret në gjykatë dhe të japë mendimin e tij. Ekspertët të marrin edhe pyetjet e reja dhe të formulojnë një dokument të vetëm. Të kemi edhe ne një kopje të pyetjeve që të jemi të përgatitur në seancë. Ekspertët te marrin kohen e nevojshme

Avokat Henrik Ligori: Është e domosdoshme prania e ekspertit të 5, duhet të gjithë për tu përgjigjur. Të marrin kohën e nevojshme që të realizohet përgjigjja e të gjithëve.

Seanca e radhës do të mbahet më 31 Korrik ora 09:00.

Artikulli paraprakPërfshihet nga flakët fusha e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, qyteti “pushtohet” nga tymi! Rrezik për një katastrofë mjedisore
Artikulli tjetërAborti, Ukraina dhe fuqia e korporatave: Ku qëndron kandidati i Trumpit?