Shtyhet seanca për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Sipas informacioneve, raportohet se seanca do të zhvillohet më 18 mars, ora 13:00.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e aktekspertimit topografik që kishte urdhëruar gjykata, për prokurorinë.
Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
Në përfundim të hetimeve të SPAK rezultoi se Dako kishte kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k, pasi Dako dhe zyrtarët e kësaj bashkie i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.