Shtypi katalanas ngazëllehet për “manita”-n tjetër ndaj Real Madridit…

Barcelona zgjohet euforike këtë të hënë vjeshte, pas një tjetër fitoreje historike kundër Real Madridit, që do të regjistrohet për shumë vite në retinën e të gjithë katalanasve. Faqet e para të mediave katalanase, sigurisht, janë një pasqyrim i asaj gjendjeje lumturie për “manitën” ndaj rivalit më të madh, Real Madridit.
“Sport” del me titullin “Al carrer” (në rrugë), duke njoftuar shkarkimin zyrtar të Lopetegui në orët e ardhshme dhe regjistrimin e një “manite historike” të re kundër të bardhëve. Artikujt dhe opinionet e kësaj gazete lavdërojnë punën kolektive të Barçës dhe menaxhimin e trajnerit Valverde.
Gjithashtu, evidentohet ndeshja e madhe e Suarez (tre gola) dhe Arturo Vidal, që vulosi rezultatin. “Mundo Deportivo”, nga ana tjetër, flet për “manita vdekjeprurëse” dhe zgjedh Gerard Pique si protagonist. Qendërmbrojtësi katalanas është në foto me dorën e tij, përsëri, duke treguar pesë gishtat si në rastin e fitores 5-0 të vitit 2010.
Duke hequr paralele me tetë vite më parë, titulli i “L’Esportiu” është “pesë pa dhjetë”, natyrisht shoqëruar me foton e Piqué, duke treguar dorën e tij për audiencën në “Camp Nou”, të dielën.

 

Artikulli paraprakGjushi i Tiranës e ka një hall…
Artikulli tjetërNë tragjedinë e Leicesterit, kanë humbur jetën pronari dhe 4 persona të tjerë