Gabigol ka luajtur ndeshjen e tij të dytë në Champions League. Braziliani është aktivizuar 20 minuta para fundit të ndeshjes Benfica-Basel, e fituar 0-2 nga zviceranët. Por, lojtari që është në pronësi, nuk ka bindur dhe nuk ka arritur ta ndihmojë skuadrën e tij të shmangë humbjen e gjashtë radhazi në po kaq ndeshje të luajtuara në këtë edicion të Champions League.
Dhe në Portugali nuk janë treguar aspak të butë ndaj lojtarëve të Benfica-s. Komenti i të përditshmes luzitane, “Tribuna Expresso”, mbi Gabigol ka qenë i qartë: “Në këtë moment ka më shumë tatuazhe sesa vendime të zgjuara me topin në këmbë për Benfica-n”.