Ish-kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, përmes një dokumenti të publikuar në rrjetet sociale, njofton se janë shkarkuar më shumë se 40 punonjës së Bashkisë.
Sipas saj, të gjithë personat që janë pushuar nga puna, kanë qenë me arsim të lartë, dhe me integritet, dhe e kanë pësuar, vetëm se nuk iu bindën apo servilosën kryetarit të komanduar nga Rama në 30 Qershor.
Nuri Belba, i njohur tashmë si “Shukriu” i Prrenjasit, zaptoi me forcë Bashkinë me ndihmën e policisë pas zgjedhjeve moniste të 30 Qershorit.
Postimi i plotë i Rirës
Mbi 40 punonjes te bashkise Prrenjas, jane hequr nga puna ne ditet e FUNDIT!
Njerez te arsimuar, me arsim te larte, individe me integritet hiqen nga puna ne bashki sepse nuk iu binden apo servilosen, “Kryetarit” te komanduar te Prrenjasit!
Çdo rast do ta bejme publik ne ditet ne vazhdim, per te kuptuar deri ku shkon militantizmi dhe brutaliteti i nje drejtuesi gdhe e te paafte!