“Shullazi”, Gjykata: Ballafaqim mes biznesmenit e noteres për “Vollgën”

Biznesmeni Ylvi Beqja pritet të rikthehet përsëri si dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Emiljano Shullazit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij. Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e mbrojtjes që biznesmeni të ketë dy ballafaqime, njërin me noteren e Aida Spahiu në zyrën e së cilës ai firmosi për ta kaluar në pronësi të Shullazit 30% të ish-hotel “Vollgës”.
Përballjen tjetër, Beqja do ta ketë me ish-badigardin e tij. Ballafaqimi i tretë do të jetë mes Besnik Musait edhe ky dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë në këtë proces dhe noteres Aida Spahiu. Në seancën e ditës së djeshme pati debate mes avokatëve dhe Prokurorisë për lejimin e leximit të deklarimeve të dhëna nga Jani Zaka në hetimin paraprak.
Mbrojtësit kundërshtojnë leximin e tyre, pasi sipas tyre, procesverbali i marrjes në pyetje të Zakës ka probleme. Avokatët thonë se në datën 26 maj 2016, kur ai pretendohet se është marrë në pyetje rezulton të ketë qenë jashtë vendit, sipas të dhënave të sistemit TIMS.

Artikulli paraprak20-vjeçari gjendet i varur në burgun e Shën Kollit
Artikulli tjetërI vihet zjarri makinës së policit nga fshati i Habilajve