“Shumë mirë që vrau veten”! Xhelati Xhafaj ‘lan duart’ me dy vdekjet nga torturat në komisariate

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘’Fiks Fare” u denoncuan veprimet e Policisë së Vaut të Dejës, në shoqërimin e një 47-vjeçari, i cili vrau veten pas torturave në komisariatin e policisë.
Krahas shumë shkeljeve të raportuara, shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çuni, në një bisedë me gazetarët tha: Shumë mirë që vrau veten!
Ndërkohë lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe Ministria e Brendshme. Ajo që vihet re në reagimin e Ministrisë, është fakti i largimit të përgjegjësisë, duke u mjaftuar vetëm me pezullimin nga puna të kreut të komisariatit.
Ndërkohë Ministria deri më tani nuk kishte dhënë asnjë përgjigje për rastin e Shkodrës, dhe as për vdekjen e një të riu në komisariatin e Korçës si pasojë e torturave çenjrëzore. Dy ngjarje këto që duhet të hetoheshin, por që janë lënë pezull me urdhër të xhelatit Xhafaj.
Të njëjtat metoda që xhelati Xhafaj ka ndjekur në kohën e komunizmit, që thyente kockat e të burgosurve, po përdoren tashmë në polici me emërimin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme.
Fatmir Xhafa gjatë regjimit komunist ka qenë hetuesi i Sigurimit të Shtetit në Krujë, ku ka torturuar qytetarë në burgje. Njëri ndër ta është edhe Xhavit Koni, i cili tregoi para disa kohësh për gazetën “RD” se si ishte torturuar nga xhelati Xhafa, ndonëse ishte minoren. Ai gjatë hetuesisë do të duronte tortura nga më të tmerrshmet nga xhelati Xhafa, që nga shkulja e dhëmbëve me darë dhe deri tek vendosja e vezëve të ziera poshtë sqetullave. Por xhelati Xhafa nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj motrës së tij, Valbona. Imagjinoni një vajzë 17 vjeçe që rrihet në mënyrë shtazarake nga Xhafa.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Brendshme
Sqarim!
Lidhur me transmetimin në emisionin “Fiks Fare” të një bisede me ish-shefin e Komisariatit të Vaut të Dejës, sqarojmë se:
Menjëherë sa mori dijeni mbi ngjarjen, ku u gjet i vetëvrarë një shtetas pasi ishte shoqëruar në Polici, Ministri i Brendshëm urdhëroi Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që në bashkëpunim me Prokurorinë të niste hetimin e rastit.
Pas verifikimeve paraprake, SHÇBA i kërkoi Drejtorit të Policisë pezullimin nga detyra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në datë 29 maj 2018, urdhëroi pezullimin nga detyra të P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësve Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës).
Pra, theksojmë se shtetasi P.Ç., i cituar në kronikën televizive si Shef i Komisaritit në Vaun e Dejës, nuk është në detyrë që nga data 29 maj 2018. Policia e Shtetit mbetet e gatshme dhe e hapur për çdo hetim ndaj kujtdo punonjësi të dyshuar për shkeljen e ligjit dhe nxit Prokurorinë për hetime të shpejta dhe gjithëpërfshirëse për rastin konkret.
Ardian Kallmi i dha fund jetës në fillim të javës, ndërsa vajza e tij, Romina kërkon drejtësi. Ajo thotë se punonjësit e policisë e dhunuan fizikisht e psikologjikisht, vetëm që të pranonte një vjedhje që s’e kishte kryer kurrë.
Ata i shkruan një letër, kur në fakt Ardjani nuk dinte as shkrim e këndim. Madje, veprimet e policisë vijuan me kontrollin e banesës së Kallmit, megjithëse ai nuk ishte arrestuar në flagrancë, nuk ishte ndaluar apo të kishte një vendim gjykate.

Exit mobile version