“Shumica e shqiptarëve duan ndryshim”/ Basha: Na bashkon qëllimi t’i prijmë ndryshimit

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Roskovec tha se “ata që duan sot ndryshim, janë mazhoranca e njerëzve në Shqipëri”.

Basha u shpreh se “ne na bashkon një qëllim: t’i prijmë ndryshimit”.

Basha: Ne na bashkon një qëllim: t’i prijmë ndryshimit. Jam i bindur se shumica e shqiptarëve duan ndryshim. Ata që duan sot ndryshim, janë maxhoranca e njerëzve në Shqipëri. Shumica e njerëzve në Shqipëri. Por në anën tjetër, realiteti politik është i shtrembëruar. Ata që përfaqësojnë pakicën, duan ta mbajnë këtë gjëndje. Në këtë gjendje vegjeton, mbijeton shumica e shqiptarëve, një pjesë as mbijetesën, por në këtë gjendje pasurohet një grusht njerëzish. Emrat dhe fytyrat e tyre i keni parasysh nga mëngjesi deri në darkë. Është e njëjta klikë që nuk e sheh politikën si një mision në shërbim të njerëzve, por e shikon si një biznes për përfitime materiale dhe pushtetare

Artikulli paraprak“Do ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri”- Basha: Furia e sulmeve ndaj PD do vazhdojë, kjo tregon frikën që i kanë kapur! Do t’i provojmë çdo ditë se…
Artikulli tjetër“Merita e qëndresës së PD, i takon demokratëve”/ Basha: Një grusht i vogël interesash ekonomiko-politik mbajnë peng Shqipërinë