Shuplaka e fortë e SHBA-ve për Ramën dhe Berishën!

Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë marrë goditje të fortë nga përtej Atlantikut. Edhe pse të dy hapën shampanjën pas fitores së Trump, duket se gjërat nuk po ju dalin ashtu siç ata i prisnin. Për të mos thënë se telashet mund të shtohen, të paktën për Saliun.

Duke u ndalur te Berisha, në harkun kohor të 3 ditëve, ka marrë “shuplaka” të njëpasnjëshme. E para erdhi të enjten, ku u njoftua se ish-ambasadorja Yuri Kim, jo vetëm që nuk është shkarkuar, por ajo do të vijojë të jetë pjesë e Departamentit të Shtetit dhe është emëruar Këshilltare e Lartë.

Goditja e dytë erdhi pardje në mbrëmje. Departamenti i Shtetit publikoi dje raportin vjetor për narkotikët, ku përmendej dhe Berisha. “Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion, për veprime zyrtare, për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, theksohet në raport.

Pak javë më parë, u publikua raporti për pastrimin e parave të vitit 2024 dhe thuhej e njëjta gjë. Njerëzit pranë Berishës dolën me të shpejtë duke thënë se raporti është i administratës së Biden.

Po raporti i fundit? Edhe ky vërtet mund të jetë punuar gjatë administratës “Biden”, por ka dalë 2 muaj pasi Trump u emërua dhe Rubio ka marrë drejtimin e DASH. Ai ka kaluar në dorën e administratës aktuale dhe mban firmën e saj. Thënë më qartë, DASH i dërgoi mesazh Berishës se goditja ndaj tij është sukses në luftën ndaj korrupsionit dhe duhet ta harrojë heqjen “non gratave”.

Artikulli paraprak“Rruga e vdekjes”, qytetarët në Kukës protestojnë për sigurinë rrugore
Artikulli tjetërBerishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës…dhëmbët!