Shuplaka gjermane për kllounin nga Tirana!

Nga Kreshnik Osmani

Me rastin e vizitës së kryeministrit Shqiptar në Gjermani, shtypi gjerman, ndër të tjera nënvizon me bold dhe shkruan kështu:
“Basketbollisti dhe artisti piktor nga Tirana ka ardhur në Berlin dhe duke përdorur sharmin e tij po bën përpjekje për të “bërë për vete” (hipnotizuar) Kancelaren Merkel, duke synuar kështu mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE sipas rekomandimit të fundit te Komisionit Europian”
Gjermanët nëse njihen për diçka sot në botë njihen për preçizionin e lartë në gjithçka bëjnë dhe kjo i bën ata shpeshherë liderë dhe te pakonkurueshëm.
Shtypi gjerman nenvizon gjithashtu se kryeministri i fasadave shumëngjyrëshe te kryeqytetit shqiptar po përpiqet që me disa lëvizje me “mëngë të shkurtra” të marrë bekimin e motorit të ekonomisë dhe të politikës europiane, Gjermanisë por që sipas gjasave do të jetë shumë i vështirë dhe i kushtueshëm. Mesazhi i gjermaneve është shumëdimensional dhe i qartë dhe vjen i ngarkuar plot me tallje e ironi per “sharmantin” e Tiranes.
Ne qofte se do t’i radhisim ne disa pika kryesore mesazhet e Berlinit dhe viziten e Rames , do ta perfytyrojme nje telajo ku ai pikturon e zhgarravit sipas imagjinates se tij politiken tone te brendshme dhe te jashtme dhe ne te katra sfondet e telajos do te gjejme kater gishtat e shuplakes se Merkel duke skuqur centimetrat më të pashem te fytyres se tij tallëse.
Ndersa ne mes te telajos do te gjejme gishtin e saj me te gjate te dores (ate te mesit) duke dhene pergjigjen aktuale te Gjermanise per kllounin sharmant nga Ballkani. Shume shkurtimisht mesazhi i Gjermanise për kryeministrin tim dhe tendin ishte:
1- Ne qofte se ke vedosur te genjesh shqiptaret me fasadat me bojera, ketu ne Berlin bojnat nuk ecin por duhet progres i qarte politik dhe reforma te prekshme ne terren. Ne Europe nuk ben dot lojera fjalesh dhe kllounizma gjeopolitike pasi ne Berlin kjo nuk funksionon.
2- Sherbimet sekrete Gjermane dine shume mire kush i drejtonte laboratoret e droges ne Elbasan, kush ishte koka e kanabisit dhe e kanabizimit te Shqiperise dhe kush i solli gjashteqind e kusur kilogramet e kokaines nga Kolumbia ne Durres.

Ne fakt po te mos i kishin kapur gjermanet me presh ne duar dhe disa sherbime partnere ndihmese, droga do te vazhdonte udhen e saj e qete drejt BE duke e shnderruar sot Shqiperine pikëtranzitin me te rendesishem te drogës nga burimet e origjines per tek tregjet europiane. Keshtu, keto filmat me arritje e me standarte mbaji per zonjen Romana Vlahutin dhe rrethin e saj, por ne Berlin keto broçkulla nuk ecin.
3- Berlini pranon ne menyre indirekte se Raport -Progresi dhe rekomandimi i Komisionit Europian per çeljen e negociatave me BE eshte pastertisht rezultat i nje lobingu politik konjuktural me rrenje ketu apo atje, larg dhe afer Europes, por qe nuk ka asnje te vertete brenda.
4- Berlini i jep mesazh te forte kllounit nga Tirana se e ka te pamundur qe te vazhdoje perpjekjet per te shantazhuar BE-ne me Rusine dhe me Lindjen sepse Shqiperia nuk eshte nje lojtar i madh qe mund te ndikoje ne ekujlibrat e Lojes se madhe te Kombeve sepse nuk ka asnje helikopter. Ka nje helikopter te falur per urgjencen e Spitalit Ushtarak dhe tre te prishur qe jane per fasho-pistona. Pra Shqiperia e ka te pamundur te beje dopio loje edhe ne Lindje edhe ne Perendim sepse kjo eshte e ndaluar ne Berlin dhe ne Bruksel.
5-Mesazhi tjeter i percjelle me delikatese, rreptesi , qartësi dhe ashpersi gjermane është se ju nuk mund te genjeni ne Berlin edhe nese arrini ta beni kete ne Tirane apo kudo tjeter dhe kjo do te thote fatkeqsisht qe Berlini do te kete edhe per nje periudhe tjeter te papercaktuar qarte Beogradin si aktor preferencial te saj ne Ballkan, çka do te thote protagonizem me te madh dhe kontroll te ketij te fundit te lojes ballkanike.
6- Historite e dashurise, aventurat me melankoli platonike dhe gjenialitet intelektual qe kane gjunjezuar e mahnitur ajken e shkencetareve te Parisit, shiti atje tek populli i Ornelës, sepse Berlini eshte i ftohte dhe nuk impresionohet nga larat e corapeve, nga topat shumëngjyreshe te kravates, nga gjeresia e çitjaneve dhe nga modeli i atleteve te kryeministrit seksi.
Ky po na merr në qafë!

Exit mobile version