Pas takimit hapës të fushatës, kryetari i PD, Lulzim Basha, shoqëruar nga kandidati për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati, si dhe drejtues e deputetë të PD në këtë qark, ka shëtitur nëpër rrugët e qytetit ku ka takuar dhe është përshëndetur me shumë qytetarë shkodranë.
Qytetarët nuk e kursyen mbështetjën për PD dhe kandidatin e PD, Xhemal Bushati.
“Shyqyr që ke ardhë me vajza e djem të rinj, jo me burra të vjetër”, – i tha Bashës një prej qytetarëve.
Basha ishte i shoqëruar edhe nga drejtues të PD, deputetë e qytetarë të shumtë kreu demokrat ka qëndruar për minuta.