Si asnjëherë më parë/ Mungesa e “Non gratës” në Kuvend, pjesëmarrës ambasadorët e rëndësishëm në Shqipëri

Si asnjëherë më parë, seanca e sotme do të zhvillohet pa praninë e Sali Berishës.

Për herë të parë në këto vite, Sali Berisha nuk do të jetë pjesëmarrës jo për ndonjë angazhim, por për shkak të masës “arrest shtëpie” së dhënë ndaj tij nga GJKKO-ja.

Ajo që u vu re në këtë fillim seance, ishte prania ambasadorëve më të rëndësishëm të vendit tonë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, ai i BE-së dhe ambasadori gjerman, pritet ta ndjekin këtë seancë nga afër.

Ndërsa është njoftuar edhe një fjalë e Presidentit të Republikës në seancë.

Me sa duket, prania e ambasadorëve është një mesazh për mospraninë e “Non Gratës” në Kuvend.

Më herët, ambasadori gjerman, nëpërmjet një postimi, ftoi që Parlamenti të jetë një forum konstruktiv debati, gjë që bën të papranueshme rrugën e ndjekur deri më sot nga deputetët e Rithemelimit të Berishës dhe të grupimit të Gazment Bardhit.

Exit mobile version