Si bandat e mbajtën gjallë pushtetin e Edi Ramës: Pas Elbasanit radhën e ka Durrësi

Goditja e fuqishme ndaj kupolës së krimit të lidhur me pushtetin e Edi Ramës, përfaqëson një strategji të rëndësishme.

Ndaj edhe marrja, administrimi dhe hetimi i bisedave në SKY nuk ishte fare rastësi, por karremi i duhur për të vendosur në kënd bandat e fuqishme të vendit, që siç sinjalizonin shërbimet inteligjente, kishin zgjedhur SKY ECC, por edhe aplikacione të tjera për të komunikuar.

Ata e mendonin veten të papërgjueshëm, të plotfuqishëm, të dehur nga fuqia e parasë, kur në fakt, e gjitha ishte veçse një kurth.

E ja ku jemi sot, ku e gjithë kupola kriminale dhe lidhja e saj me politikën është zbardhur, si pasojë e një taktike mjeshtërore ‘karremi’ që agjencitë perëndimore kanë futur tek bandat e terrenit.

unnamed

Dhe dy janë bandat në vend që janë shënjeshtruar prej vitesh nga amerikanët si më të rrezikshme; ata që qarkullonin sasinë më të mëdha të parave, kontrollonin emërimet, e shpërndanin pronën publike në territor.

Bandat e Elbasanit e të Durrësit, të cilët i kanë dhënë Edi Ramës të paktën 5 deputetë më shumë dhe katër bashki të rëndësishme.

Banda e Suel Çelës, ka qenë prej vitesh një ndër më të paprekshmet, që jo vetëm kontrollonte situatën në territor, por edhe luante politikisht me palët, duke ju dhënë ‘karamele’ edhe Berishës apo aleatëve të tij, si për t’i treguar fuqi të madhe. Madje ka bërë edhe shfaqje, gjoja për të kundërshtuar Edi Ramën, por që në realitet ishte pjesë e operacionit të marketingut.

Rënia e bandës së Elbasanit, është hapi i parë, por vendimtar, dhe tani radhën e ka ajo e Durrësit. Por para se të nisë kjo, duket se shënjeshtra është koordinatori.

Tani duket se është radha e bandës së Durrësit, që ka filialet më të frikshme të saj; Shijaku, Niklën e Fushë-Krujën, bashkë me koordinatorin. Që sipas gjasave do të jetë i pari që do të bjerë në rrjetë. Pikërisht nga zbardhja e bisedave të SKY ECC, dhe jo vetëm.

Artikulli paraprakArsyet pse shqiptarët shpenzojnë më shumë për shëndetësinë në rajon
Artikulli tjetërPaparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë