Si dëmtoni shëndetin tuaj nëse ankoheni çdo ditë

Truri është muskul i mahnitshëm. Jo vetëm se u jep fuqi trupave tonë fizik tërë kohën, si p.sh. u tregon mushkërive kur të marrin frymë dhe zemrës kur duhet të pompoj, por truri është edhe organi që i proceson mendimet dhe veprat tona të vetëdijes dhe nënvetëdijes.
Si çdo muskul tjetër në trup, edhe trurin mund ta ushtrojmë për ta përmirësuar – ose mund ta lejojmë të bie viktimë e shprehive të dëmshme për ne.
Kur ankohemi çdo ditë, ne e ushtrojmë trurin të mendoj negativisht dhe të zhvillojë shprehi të pashëndetshme të mendimit të cilat shkaktojnë edhe efekte tjera në trup.
Ankesat e përditshme (shpeshherë të panevojshme) nënkuptojnë se nuk mund të gjeni pozitivet dhe gëzim në përditshmërinë tuaj, ndërkaq gjithashtu do të thotë se truri do të vazhdojë të mendojë dhe t’i perceptojë gjërat negativisht.
Këto janë disa prej efekte që shkaktohen kur ankoheni çdo ditë.
Krijoni filtër negativ
Aq më shumë që ankoheni, aq më shumë truri fillon të filtrojë çdo gjë përmes një perspektive negative. Ankesat e rregullta e ndryshojnë perspektivën e trurit dhe mënyrën si i përpunon informacionet, duke krijuar një filtër negativ përmes së cilit kalojnë informacionet.
P.sh., në vend se t’i shikoni lulet e bukura nga zyra dhe të mendoni sa të mahnitshme duken, ju do t’i shikoni ato dhe do të mendoni si ndikojnë në alergjinë që e keni.

Ankesat i zvogëlojnë nivelet e serotoninës
Aq më shumë që ankoheni dhe e ndryshoni trurin për t’i përpunuar informacionet përmes një filtëri negativ, aq më pak truri do të lirojë serotoninë (kimikal i lumturisë në tru).
Ankesat e përditshme në plot kuptimin e fjalës e bëjnë të vështirë të jeni të lumtur sepse truri nuk ushtrohet në kapacitet të mjaftueshëm për të liruar serotoninë.
Ankesat shkaktojnë lodhje fizike
Jo vetëm se ankesat ju bëjnë ta shikoni botën me perspektivë negative, por ndikojnë edhe në anën fizike. Ankesat shkaktojnë dhimbje koke, lodhje të muskujve, etj.
Ankesat e rrisin nivelin e stresit
Nëse ankoheni kur duhet, ju mund t’i lehtësoni nivelet e stresit. Por, nëse ankoheni çdo ditë, ju vetëm sa do të keni nivele më të larta të stresit.
E keqësojnë depresionin dhe ankthin
Pasi ankesat e përditshme e programojnë trurin të mendojë negativisht, kjo gjë e keqëson depresionin dhe çrregullimet tjera të disponimit.
Depresioni veçse jua bën më të vështirë ta pëlqeni veten dhe të gjeni gëzim e hare në gjërat që zakonisht gjeni, por ankimi i përditshëm e keqëson atë duke i bërë të gjitha gjërat e mira të filtrohen si pesimistike

Artikulli paraprakSi ndikon uria në organizëm?
Artikulli tjetërBerisha publikon faktet: “Balili me bosët e drogës shoqëroi Ramën në Rodos”