Një nga provat kryesore të prokurorisë së Tiranës që solli identifikimin e Kasandër Nogës, Kevin Suçit dhe personave të tjerë në planin për vrasjen e Geron Musabelliut dhe 3 nipave të tij në Tiranë, është telefoni i kapur Kasandër Nogës.
Pikërisht në këtë telefon është gjendur fotografia e Geron Musabelliut, teksa qëndron në këmbë në ambjentet e bar-kafe “New Focus” në rrugën “Don Bosko”.
Veç Geron Musabelliut në dosjen hetimore janë dhe fotografitë e nipave të tij, Igli Metushi, Ani Metushi, Klaudio Metushi alias Ibishi.
Ndërsa pjesë e linjës fotografike është dhe lokali “New Focus”, i cili lokalizohet edhe përmes fotove screen shoot të marra nga google satelit, por edhe nga foto të bëra në terren nga informatorët e Kasandër Nogës.
Noga kishte arritur të ngrinte një rrjet të përsosur informacioni përsa i përket lëvizjeve të Geron Musabelliut, por fatmirësisht ky rrjet gaboi në sekondat e fundit.
Pasi në vend që informatorët të njoftonin për vendodhjen e Geron Musabelliut dhe nipave të tij, ata kanë gabuar objektiv duke ngatërruar Geronin me Erjon Çelën, një person pa asnjë lidhje gjakmarje dhe konflikti me Kasandër Nogën.
Për shkak të kësaj ngatërrese të ndodhur në sekondat e fundit, në 4 Janar 2022 në ambientet e kafe “Focus” Tiranë, mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.
Personat kanë vepruar si grup i mirëfilltë kriminal dhe për këtë shkak pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës të shpallë moskopetencën dhe çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në prokurorinë e posaçme SPAK.
Në këtë krim ku objektiv ishte Erjon Hasanbelliu, pjesëmarrës dhe organizatorë kanë qenë Kasandër Noga, Kevin Suçi alias Zeneli, vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, Ilir Feçi dhe Roland Ahmetsulaj.
Ndërsa vijohet të punohet për identifikimin e dy personave nga Fushë-Kruja, të cilët kanë qenë njerëzit që kanë kryer vrasjen./Oranews