“Si do e shkulim atë Fiqo p*llën”/ PD reagon pas publikimit të mesazheve kërcënuese të ministres së Ramës

Menjëherë pas publikimit të mesazheve mes Belinda Ballukut dhe Sadri Vorpsit (lexo) ka reaguar deputeti i PD-së, Endri Hasa i cili është shprehur se qeverisë së Ramës i ka ardhur fundi dhe se:
“Edi Rama po mobilizon përmes autores së abuzimeve miliona euro dhe e megamashtrimit me Air Albania, krimin dhe parate e korrupsionit per te kapur Bashkine e Vores. Nuk ka per t’ia dale dot!”
Postimi i plotë
Autorja e abuzimeve miliona euro dhe e megamashtrimit me Air Albania, me urdher te Edi Rames paska nisur aksion per te mobilizuar krimin dhe parate e korrupsionit per te kapur Bashkine e Vores. Nuk ka per t’ia dale dot!
Nga ana tjeter, njesoj si me ministrat e korruptuar, qe i largoi per t’i shpetuar drejtesise, Edi Rama po mundohet te shpetoje nga drejtesia kryebashkiaket e faktuar per lidhjet e tyre me krimin dhe shitblerjen e votave, Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon, duke mos i kandiduar me.
As krimi, as droga, as parate e korrupsionit nuk do ta shpetojne dot qeverisjen kriminale te Edi Rames.
Ligji do te coje ne burg politikanet e lidhur me krimin dhe korrupsionin qofshin ose jo ne detyre.
Organizates mafioze te rilindjes i ka ardhur fundi.
Me 16 shkurt te gjithe se bashku per goditjen finale!

Partia Demokratike është duke ndjekur qasjen e saj për të shkuar drejt 30 qershorit, me ture në çdo qytet e me protesta.
Në kampin tjetër, socialistët janë duke diskutuar mes vetes, se kush bën e kush jo për të drejtuar bashkitë.
Kamera e A2 CNN ju sjell bisedën e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku me deputetin socialist Sadi Vorpsi në seancën e së enjtes në parlament.
Edhe pse ka pak ditë në qeveri, Balluku duket qartë se është një nga njerëzit më të rëndësishëm në PS, edhe në funksion të zgjedhjeve lokale.
Në bisedën e Ëhats Up, pasuesja e Damian Gjiknurit duket se nuk ka ndonjë konsideratë të lartë për Kryebashkiakun e Vorës Fiqiri Ismaili me 3 mandate, ndërsa ndalet veçanërisht të Bashkia e Elbasanit.

Zbardhja e bisedës
Balluku: Po Fiqo o Zot me këtë p***** që po flet (Fiqiri Ismaili –Vorë)
Vorpsi: Ha ha…
Balluku: Si do e shkulim nga aty atë p****
Vorpsi: Vështirë, por jo e pamundur. Ishallah po e nxjerrin jashtë me interpretimin e ligjit për tre mandate
Balluku: Po ashtu na dalin dhe tanët.
Vorpsi: Nëse Vangjushi dhe Lala (Qazim Sejdini) nuk kandidojnë, nuk ka të tjerë.
Balluku: Lala e ka nda mendjen, nuk kandidon. Po vendos Gledin.
Vorpsi: Po po, e di.
Balluku: Dhe po e bën shumë mire.
Vorpsi: Eshtë djalë super ai.
Balluku: Isha dje me Lalën gjithë ditën. I qartë fare. Gledi është fantastic.
Vorpsi: Pozitive. Duhet të kishte shkuar në fakt më përpara.
Balluku: Dhe Lala e marketon shumë mirë. E marrin ata, se ka familjen nga Elbasani Gledi.
Vorpsi: E rëndësishme…
Ky është komunikimi jo shumë etik mes brenda maxhorancës.

Exit mobile version