Si do të ndahet pushteti në Kosovë, LDK merr Presidentin dhe…

Lëvizja Vetëvendosje të hënën mbrëma i ka bërë edhe një ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje, ku është propozuar që Qeveria e ardhshme të ketë 14 ministri, e jo 12 siç ishin pajtuar më parë këto dy subjekte politike.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se LVV i ka ofruar LDK-së që të udhëheq me 6 ministri, LVV me 5 dhe 3 sosh për minoritetet.

Sipas këtij burimi, në ofertën që ka bërë LVV, kjo parti është pajtuar që LDK të merr edhe postin e Presidentit, shkruan Telegrafi.

LDK do t’i kishte edhe dy zëvendësministra më shume së LVV.
Ndryshe, nga LDK ka konfirmuar se LVV ua ka dërguar një ofertë të re për bashkëqeverisje dhe se do ta shqyrtojnë gjatë ditëve në vijim.

Artikulli paraprakShkodra përkujton 30 vjetorin e demostratës së parë, Ademi: Të gjithë bashkë të përfundojmë atë që nisëm në 1990!
Artikulli tjetërTelefoni bie në mes të natës: “Më ndihmo” – Mino Raiola zbulon çmendurinë e Arda Turanit