Si drejtori i policisë ruante drogën e Habilajve

Sokol Bode është një nga 3 ish-zyrtarët e Policisë në Vlorë, të shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me Habiljat në trafikun e drogës. Një prej këtyre episodeve është verifikuar në 6 maj 2015, kur Bode ishte drejtor Policisë Kufitare e Postës së Dhërmiut. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë, asokohe vëllezërit Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal po ngarkonin nga Porto-Palermo në një peshkarexhë italiane një sasi prej 1 tonë drogë.
Ndërkohë, patrulla e Policisë Kufitare e Postës së Dhërmiut, që drejtohej nga Bode, megjithëse ka konstatuar trafikimin e drogës, nuk ka vepruar me urdhër të Bodes për të kryer parandalimin e këtij trafiku.

Exit mobile version