Si e dekonspiroi policia qytetarin që denoncoi parcelat me kanabis

Nëse nuk do të denonconte parcelat e kanabisit të mbjella në fshatin e tij sot do të ishte gjallë. Por Alket Muho, kishte vendosur që të tregonte se në zonën e Memaliajt kanabis vazhdohej të mbillej.
E për të mos dalë emri i tij dhe për të mos u tradhtuar, 43-vjeçari nga fshati Rabije i Memaliajt nuk do të denonconte në Policinë e Tepelenës, sepse aty e dinte që emri i tij do të bëhej publik brenda pak minutash.
Muho do të denonconte në Tiranë në atë që njihet si Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Tek policia që heton policinë, Alket Muho do të denonconte se në fshatin e tij dhe zonat përreth po mbillej kanabis.
Por edhe këtu, denoncimi i tij nuk do të qëndronte sekret.
Emri i tij do të bëhej publik për strukturat e policisë, por jo vetëm për ta. Policia do ta tregonte emrin e Alket Muhos edhe tek trafikantët e kanabisit.
E nuk do të kalonin shumë ditë.
Vetëm 10 ditë do të kalonin nga denoncimi, kur Alket Muho do të ekzekutohej në tokën e tij jo shumë larg shtëpisë në fshatin Rabije.
Edhe pse u tregua një qytetar denoncues për drogën që mbillej në fshatin e tij, policia nga ana tjetër vazhdon të jetë e njëjta, bashkëpunëtore me trafikantët e drogës dhe tradhtare ndaj qytetarëve.
Kush oficer policie e dekonspiroi qytetarin Alket Muho në denoncimin e tij për parcelat e kanabisit dhe ia dha emrin vrasësve?
Kjo është një pyetje që Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit duhet ti japin përgjigje.

Berisha: Bariun Alket Muhaj e ekzekutoi narkopolicia!
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas vrasjes së 43-vjeçarit Alket Muhaj në Memaliaj pasi kishte denoncuar në policia disa parcela të mbjella me kanabis. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, bariun Alket Muhaj e ekzekutoi narkopolicia!
“Ai kishte bere denoncimin fatal te parcelave te kanabisit te narkopoliceve!
“Pershendetje Dr,bariun Alket Muhaj 43 vjeç nga fshati Rabie Memaliaj qe egzektuaun me snajper sot para dite e ka vrare policia. Disa dite me pare Alketi pasi kishte denoncuar ne SHKB e qarkut Gjirokaster ka denoncuar edhe ne drejtorine e policise se ketij qarku parcelat me Kanabis ne Memaliaj te oficerve te policise se Tepelenes.
Policia nderhyri ne njeren prej tyre por nderkohe pronaret me uniforme te parcelave i moren jeten me snajper sot paradite. Gjithashtu policia dha lajmin e krimit te shemtuar vetem pas gazetari Vaso njoftoj ne media per kete vrasje te shemtuar. Policia tani po hap lajme se eshte vra per per ceshtje kullote”.
Duke shprehur ngushellimet me te thella familjes se te ndjerit per ndarjen nga jeta te njeriut tyre te dashur, renien ne fushbeteje ne luften kunder droges se zyrtareve te narkoqeverise, denoj me ashpersine me te madhe kete krim te narkoshtetit dhe bej thirrje qytetareve te ngrihemi dhe permbysim sa me shpejt kete narkobande ne pushtet me ne krye Noriegen! sb”, shkruan Berisha.

Exit mobile version