Si e kanë bllokuar Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, anetaret Petrit Plloci, Vladimir Kristo, Altina Hoxhaj, Fatmir Hoxha, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori dhe Vitore Tusha, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, ku nuk eshte marre parasysh nje kerkese e PS, per pezullimin e prishjes se Piramides.

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ka katër vende bosh dhe vetëm pesë anëtarë me mandat, Presidenti i Republikës shpalli të hapur garën për dy vende vakante në këtë gjykatë.
Por ndërhyrja e Presidentit ka pak shanse ta zgjidhë ngërçin e Gjykates Kushtetuese, që është në prag të rënies së saj nëse brenda këtij muaji nuk ngrihet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Sepse me Reformën në Drejtësi, ky Këshill është organi përgjegjës dhe i vetëm që ka kompetencë të vlerësojë kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Por anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë në proces vettingu.
Aktualisht, fati Gjykatës Kushtetuese varet nga vendimi që do të marrë gjyqtarja kushtetuese Vitore Tusha, e cila prej muajsh po vazhdon të qëndrojë në detyrë edhe pse mandati i saj ka përfunduar. Por vendi i gjyqtares Tusha konsiderohet vakant dhe procedura të njëjta për zëvendësimin e saj dhe të ish-gjyqtarit Vladimir Kristoduhet të ishin hapur edhe nga Kuvendi edhe nga Gjykata e Lartë.
Për dy vendet bosh të lëna nga ish gjyqtarët Sokol Berberi dhe Besnik Imeraj, i cili dha dorëheqjen, shpallja e vakancës i përket Presidentit, ashtu edhe siç edhe ndodhi. Por ndërsa për këto dy vende për gjyqtar në Kushtetuese mund të aplikojë kushdo që plotëson kriteret e vjetërsisë, për t’i dorëzuar më pas në Presidencë brenda 22 shkurtit, ligji thotë se Presidenti ia përcjell dosjet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organ i cili pra nuk funksionon.

Exit mobile version