Si e përzunë nga festa deputetin e PS qytetarët e Delvinës

Qytetarët e Delvinës kanë larguar nga festa mbrëmjen e djeshme deputetin socialist, Alket Hyseni, i cili njëlloj si zyrtarët e tjerë socialistë, kujtohet për qytetarët vetëm në raste festash dhe kërkon t’i shfrytëzojë për fushatë.
Një qytetar nga Delvina i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku ndër të tjera shkruan se, qytetarët e Delvinës refuzuan deputetin Alket Hyseni që donte ta përdorte këtë festë për fushatë elektorale.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook
Delvinjotet i varin teneqen Alket Hysenit. E perzene me bisht nden shale!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Mirmbrema Doktor, Delvina feston me emigrantet Takim Brezash organizuar nga shoqata Bashkimi Delvinjot dhe nga Bashkia Delvine refuzuan dhe deputetin Alket Hyseni qe donte ta perdorte kete feste per fushate elektorale. Qyteti i Sulejman Delvines nuk mund te jete qyteti i Alket Hysenit qe dy here e pati pushtetin partia e tij dy here e sakatepsi. Pas ‘97 Fatos Nano hoqi gjith institucionet nga ky qytet dhe ne 2013 Rilindja e Alketit i hoqi teritorin sa sot ky qytet me histori quhet Delvina e Vurgut dhe jo vurgu i Delvines. Respekte, fitore Trojaneve Delvinjot.

Artikulli paraprakParalajmërimi i fortë i Berishës: Pas Gushtit rumun, Shtatori më i madh i historisë tonë, në prag!
Artikulli tjetërNjë vrasës profesionist lëviz në Shkodër