Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është kapur dje në flagrancë, duke vjedhur votat në sallën e Kuvendit teksa votohej për Prokuroren e Përgjithshme. Siç shihet nga kjo foto, por edhe nga procesverbali i votimit, rezulton se deputetët e PD, Genc Pollo dhe Andon Frrokaj kanë marrë pjesë në votim, por në të vërtetë ka qenë e kundërta. Por Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nuk ka vjedhur vetëm një kartë nga tavolinat e opozitës, ndërkohë që deputetët e saj ishin grumbulluar pranë podiumit ku qëndron qeveria, por plot 8-të të tilla. Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme mori 69 vota, por vetëm nga faktet e zbuluara deri më tani, atë e kanë votuar vetëm 61 deputetë të PS-së. Pavarësisht nga kjo, akti i rëndë i deputetit Balla e bën procesin e votimit të Arta Markut në këtë pozicion të rëndësishëm, krejtësisht të pavlefshëm. Kjo, pasi kartat elektronike janë si kartat ‘ID’ dhe pas votimit rezulton emri i deputetëve të opozitës, të cilët në ato momente gjendeshin pranë foltores. Njëkohësisht akti i vjedhjes së kartave elektronike nga ana e Taulant Ballës përbën, edhe një vepër penale. Si Pollo ashtu edhe Frrokaj kanë bojkotuar së bashku me pjesën tjetër të opozitës. “Këta falsifikojnë edhe emrin e tyre !!! Jo më votën time!!! Votimi i Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm i paligjshëm e i pavlefshëm”, denoncon Pollo. “Sot, akti i zgjedhjes se PPP (prok përkohshëm i përgj) përveçse një puç kushtetues ishte dhe një proces i falsifikuar. Të paktën në dy raste deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë kartat dhe kanë votuar, duke e zhytur akoma dhe më shumë në paligjshmëri dhe antikushtetuetshmëri këtë proces. Ky proces nisi dhe bitisi si i pavlefshëm”, shkruan deputetja Jorida Tabaku. Në kohën e nisjes së procesit të votimit në Kuvendin e Shqipërisë, shoqëruar me tensione të shumta, tymuese dhe përplasje të forta, deputeti i PS, Taulant Balla është “kapur mat”. Ai është kapur teksa rrëmben një kartë votimi në një nga vendet e deputetëve të opozitës. Në foton e publikuar, Taulant Balla është fiksuar teksa merr një kartë për të votuar. Kujtojmë se para votimit, Balla iu drejtua kryeparlamentarit Ruçi, duke i thënë “Kryetar më kanë vjedhur kartën!” Ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, e pyetur pas seancës pikërisht për këtë gjë nga mediat, deklaroi: “Balla u ka vjedhur shqiptarëve jetën, jo me një kartë”. Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme mori 69 vota, por vetëm nga faktet e zbuluara deri më tani, atë e kanë votuar vetëm 61 deputetë të PS-së. Pavarësisht nga kjo, akti i rëndë i deputetit Balla e bën procesin e votimit të Arta Markut në këtë pozicion të rëndësishëm, krejtësisht të pavlefshëm. Kjo, pasi kartat elektronike janë si kartat ‘ID’ dhe pas votimit rezulton emri i deputetëve të opozitës, të cilët në ato momente gjendjeshin pranë foltores.
Balla pranon vjedhjen e votave
Taulant Balla pranoi publikisht dje vjedhjen e votave të opozitës me qëllim emërimin me çdo kusht të Arta Markut, emrit të Edi Ramës për kryeprokuroren e përgjithshme. Pasi u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe nga deputetë të tjerë të opozitës se ai kishte votuar për kryeprokuroren e re të përkohshme, Arta Marku, në vend të një deputeti të PD-së, vjen reagimi i kreut të Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, mohoi akuzat, ndërsa theksoi se pasi opozita ‘grabiti’ disa karta votimi të deputetëve të PS, ai ishte i detyruar që të zëvendësonte ato me katër karta të kolegëve që mungonin. Mes të tjerash, Balla ka postuar edhe një video nga incidentet që ndodhën në Kuvend. “Lidhur me akuzën se unë apo ndonjë koleg i imi paskemi votuar në vend të deputetëve të PD kam vetëm një përgjigje: pas grabitjes me dhunë të kartave të votimit të deputetëve Musa Ulqini, Ervin Bushati, Ulsi Manja, Alket Hyseni nga Monika Kryemadhi kemi qenë të detyruar të zëvendësojmë kartat me katër karta deputetësh të tjerë që nuk merrnin pjesë në votim, sa kohë që karta jep aksesin në sistemin e votimit”, thotë Balla në reagimin e tij, ndërkohë që krahas se ka pranuar vjedhjen e votave pavarësisht përpjekjes nuk mund të mbulojë dot me justifikime të kota manipulimin e votimit për emërimin e kryeprokurores.