Si Gabriel ndryshoi qëndrim për zhvillimet në Shqipëri pas takimit me Bashën

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo duke komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka thënë se ai ndërroi mendje pas takimit me Bashën.
Gjatë një interviste në emisionin 45 minuta në “Report Tv”, Pollo tha se deklarata e ministrit ishte broçkull, sepse faktet e kundërshtojnë.
Pollo u shpreh se, deklaratat e diplomatit gjerman u bënë në mungesë të informacionit apo keqinformimit, pasi në bisedën që pati me Bashën u njoh me realitetin dhe ndërroi mendje.
“Ministri i Jashtëm ishte i keqinformuar ose nuk kishte informacion. Pse ishte ndërhyrje e njëanshme duhet të pyetet ai. Biseda e tij me Bashën ka qenë e frytshme dhe produktive, i ka dhënë një pasqyrë të situatës. Nga ajo bisedë e deri në avion, ai ka shkuar me mendje tjetër”, tha Pollo.

Exit mobile version