Si gënjen “Mother Jones”: Nuk pranojmë kurrë pagesa. Dokumenti si Soros i pagoi me 1.1 milionë dollarë

Gazetarë të medias të kontrolluar nga miliarderi Soros thonë se ata nuk kanë marrë para për një shrkim kundër PD, por dokumentat tregojnë të kundërtën. Kjo revistë është paguar disa herë nga Soros dhe është nën kontrollin e tij të plotë. Soros nuk është një bamirës. Ai paguan për shërbime politike ndaj kundërshtarëve të tij dhe kjo dihet botërisht, ndaj kjo revistë duhet të tregojë të vërtetën e burimeve të saj të financimit dhe se këto financime prej lobistit komunist rrëzojnë çdo besueshmëri mbi akuzat që ngrihen prej tyre.
-Cili është komenti juaj për deklarimin e Partisë Demokratike, e cila ka akuzuar median tuaj se është paguar nga kryeministri Edi Rama?
Akuzat se Mother Jones ka marrë para nga Edi Rama për ta publikuar këtë artikull janë absurde. Ne nuk pranojmë kurrë pagesa për një investigim, në çfarëdolloj forme qofshin ato dhe sigurisht që nuk e kemi bërë edhe në këtë rast.
Këto operacione dezinformimi në Shqipëri janë të zakonshme sa herë qeveritë janë në hall dhe përdor gazetat dhe media që marrin fonde publike për bunkerë e për ura. Mirëpo mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për të kuptuar pse kjo media amerikane interesohet për Shqipërinë,se nuk është se ka lexues amerikanë të interesuar për lobistët e opozitës. Fakti është se, kjo revistë financohet nga multimiliarderi Xhorxh Soros, një mbështetës i karrierës politike të Kryeministri Edi Rama, raporton faktor.al. “Xhorxh Soros nuk është prapa çdo gjëje që e bën majtas, por sigurisht duket sikur ndihmon të financojë të gjitha. Revista e majtë, Mother Jones botoi një kasetë, thuhet se u mor nga Partia Demokratike amerikane në Kentaki, në një përpjekje për të dëmtuar ofertën e Mitch McConnell për rizgjedhje në Senatin e SHBA”, thuhet në shkrimin e bërë nga Mike Ciandella për CNSneës, përcjell faktor.al

Për të verifikuar shkrimin në anglisht: https://www.cnsnews.com/blog/mike-ciandella/11-million-soros-money-tied-magazine-released-mcconnell-tape
Mohter Jones është filial i Fondacionit për Progresin Kombëtar, organizata ombrellë e krahut të majtë. Gjithashtu kanë themeluar Konsorciumin e Medias. FNP ka marrë 485,000 dollarë në financimin e Sorosit në vitin 2008. Konsorciumi i medias, është ende nën ombrellën e FNP, që ka marrë 675,000 dollarë që nga viti 2000, e në total deri në 1,160,000 dollarë. Këto shifra vijnë nga Fondacioni i “Shoqërisë së Hapur” Soros. Donacionet e Sorosit shkojnë për të financuar një rrjet të gjerë të mediave liberale, të cilat kanë marrë më shumë se 52 milionë dollarë. Këto operacione përfshijnë një gamë të gjerë operacionesh të botimit të lajmeve, si dhe infrastrukturën e shkollave të gazetarisë, gazetarisë hulumtuese dhe madje edhe të organizatave të industrisë. Që nga viti 2000, Soros ka dhënë më shumë se 550 milionë dollarë për organizatat e majta liberale në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Fondacioneve të “Shoqërisë së Hapur”.

Exit mobile version