Kapja e 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit u realizua nga bashkëpunimi i Forcave Ushtarake Detare të Kolumbisë, agjencive ndërkombëtare dhe policisë shqiptare, sipas agjensisë shtetërore meksikane të lajmeve, Notimex, e cila i referohet njoftimit zyrtar të Forcave të Armatosura Kombëtare të Kolumbisë.
Sipas njoftimit të ushtrisë kolumbiane ngarkesa e kokainës i përket organizatës kriminale të armatosur Klani i Gjirit (Clan del Golfo) dhe vlera e saj është rreth 37 milionë dollarë, vlerësuar sipas çmimeve në tregun e zi ndërkombëtar.
Kjo shifër është rreth pesë herë më e ulët se vlera që ka dhënë policia shqiptare, e cila duket se në llogaritjet e saj ka përdorur vlerën që do kishte droga nëse do të perzjehej me substanca të tjera që do e rresnin volumin e saj 3-4 herë
Ky njoftim përgenjështron deklaratat e Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit se operacioni u krye vetëm nga policia shqiptare dhe hetimi doganor pa asnjë bashkëpunim me agjensi apo vende të huaja.