Si i ndan milionat e tenderave kryebashkiaku i Librazhdit me Ballën

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar dje denoncimin e një qytetari, i cili akuzon me fakte konkrete korrupsionin dhe vjedhjet e Taulant Ballës dhe kryetarit të Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra përmes tenderave. Sipas denoncimit të qytetarit, Balla dhe kryebashkiaku i Librazhdit po zhvasin miliona para përmes tenderave korruptivë. “Dua të denoncoj kryetarin e Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra, si një njeri të korruptuar dhe arrogant me popullin e Librazhdit. Po e nis si njeri i korruptuar. Të gjithë e njohin, Kastriot Gurra para 2013 kush ishte, njeri i varfër me makinë ‘Golf 3’ që mezi ndizeshe dhe me shtëpi me qira. Sot që ne flasim, Kastriot Gurra ka një ‘BMW’ seria 7, tre shtëpi dhe miliona lekë kesh. Si i arriti të gjitha këto do të thoni ju?
Dy vite si drejtor i ALUIZNI-t Qarku Elbasan dhe dy vite si kryetar i Bashkisë Librazhd. Jeta e tij luksoze filloi kur u vu në krye të ALUIZNI-t Elbasan, dhurata nga më të ndryshmet Iphone, kostume, ora, këmisha, lekë në dorë nga sekserët, njëri është Misiri i Hotel Ballkan, i cili i fali dhe një ‘Mercedes C Class’ Kastriotit etj., etj., etj., por asnjë legalizim nuk bëri për qytetarët e Librazhdit, të gjithë i gënjeu ashtu siç i gënjen edhe tani që është kryetar bashkie.
Më 2015, Partia Socialiste e mandaton kryetar Bashkie Librazhd. Këtu fillon edhe vënia e pasurisë më të madhe. Tenderi i parë qendra e qytetit që u fitua dhe realizua nga Panajot Korani, përfitoi nga ky i fundit një shtëpi në Durrës dhe një ‘BMW’ seria 7, shtëpinë e ka në emër të një të afërmi, ndërsa makina është në emër të të atit të Panajotit. Tenderi i dytë lagjia numër një Arbër Abazi dhe i treti ujësjellësi i ri Zif Bajrami i dhuruan një apartament në Tiranë. Nga tenderi numër katër, rregullimi i lagjes numër dy përfitoi një apartament 120 m2 dhe një garazh 40 m2 në qendër të qytetit nga pronari i pallatit Nuri Balla, i cili është edhe përfituesi i tenderit, ndërsa dhëndri i tij që ka mobileri i kompletoi shtëpinë.
Tenderi numër pesë, prita e lumit Shkumbin, pyesni Viktoria Invest, sesa lekë i ka dhënë kesh. Nuk po flasim për rikonstruksione shkollash dhe investime të tjera, që shumat që kërkon për të të dhënë tenderin variojnë nga 5 milionë-10 milionë e më shumë. Po ju jap një rast që ta kuptoni mirë dhe që e di tërë Librazhdi. Një vit më parë, një mik i ngushtë i tij biznesmen nga Librazhdi, Lul Hasballa u ankua tek deputeti Taulant Balla se shoferi i tij i prishi pazarin e një tenderi me Bashkinë rikonstruksion shkolle. Luli ofroi 6 milionë lekë, 5 për Kastriotin dhe 1 për shoferin e deputetit.
Ndërsa shoferi i deputetit e shiti tenderin tek një tjetër që ofroi 7 milionë, 2 për vete, 5 për Taulantin. Këtu zihet Luli dhe i tregon të gjitha zullumet që kanë bërë, qytetarët e Librazhdit dëgjonin, qanin dhe qeshnin. Mos të flasim për sjelljen e Kastriotit tani, arrogant, mendjemadh, sillet keq me qytetarët dhe fshatarët e Librazhdit.
Nuk pret popullin, por rri tërë ditën dreka, darka, me alkool, puro në Elbasan, me femrat e ALUIZNI-t se dy nga ato i ka dashnore dhe i ka punësuar aty. Me pak fjalë, faleminderit Taulant Balla që na vure kryetar bashkie një njeri që mendon vetëm për ty dhe jo për popullin. I urojmë Kastriot Gurrës që deri në fund të mandatit t’i ketë bërë 1 miliard lekë pasuri. Populli i Librazhdit do e mbështesë gjithmonë që Kastrioti të pasurohet”.

Exit mobile version