Si ju përgjigj Ramës djali që humbi 3 pjestarë të familjes nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në familjen Greku, e cila është sjellë në banesat sociale në Shkozë, familje kjo e cila nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, humbi 3 anëtarë të saj.

I pranishëm në banesë ishte edhe vëllai i të ndjerit Sajmir Grekut, Dorjan Greku i cili u pyet nga kryeministri Rama se ku punon, por përgjigja e tij, jashtë “skenarit” të ERTV-së e stepi disi kryesocialistin.

Rama:Ti ku punon?

“Jam pa punë!”– ishte përgjigja e drejtëpërdrejtë e Grekut, që pezmatoi entuziazmin e Ramës.

“Gjejini një punë djalit”– i drejtohet Rama menjëherë shoqëruesve të tij.

“Ka qenë në Francë”, ndërhyri Veliaj, për të qetësuar kreun e ekzekutivit dhe për të justifikuar rastin e papunësisë së të riut.

Rama: Na thuaj kur të jesh gati dhe ne jemi gati të të ndihmojmë…

Exit mobile version