Ish-Kryeministri Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama duke e quajtur mashtrues dhe shpifës.
Në një status në Facebook Berisha shkruan se, Rama iu ka servirur kuksianëve si projekt të aeroportit të Kukësit foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji. Berisha ka publikuar dhe linkunpër më shumë informacione, ndërsa shkruan për Ramën se e ha turpin me bukë.
Berisha ka bërë të ditur se projekti i paraqitur nga Rama nuk është tjetër përveçse një foto e vjedhur nga interneti e një aeroporti në Gjeorgji!
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ja si mashtron kryeshpifësi, kryemashtruesi fundërrinë dhe llum njerëzor për aeroportin e Kukësit!
Shikoni foton, në të cilën provohet se Kallam Dështaku iu serviri kuksianëve dhe mbarë shqiptarëve foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji si foto të aeroportit të Kukësit.
Si tha, “Mos përgojoni 3D-në”??? Ky e ha turpin me bukë. Ja që rezulton se ajo 3D-ja, projekti i aeroportit të Kukësit që paraqiti dje është projekt i një aeroporti në Gjeorgji. Shihni fotot dhe për më shume klikoni linkun e videos.