Si ndikon martesa në shëndetin e njerëzve

Shumica e njerëzve e kanë ëndërr të martohen me një person që e dashurojnë dhe ta kenë një dasmë e shtëpi të veçantë.
Ndonëse kjo mund të duket si përrallë e cila tingëllon tejet mirë, hulumtimet kanë treguar se në martesat afatgjate ndryshimet te meshkujt mund të shpijnë në probleme shëndetësore.
Hulumtuesit zviceranë kanë ekzaminuar 11,000 meshkuj të cilët që të gjithë kishin pasur probleme shëndetësore.
Por, që të gjithë ata kishin pasur diçka të përbashkët: kishin qenë të martuar për më gjatë se 10 vjet.
Studimi ka thënë se edhe rreziku i depresionit rritet te meshkujt që janë të martuar për kohë të gjatë.
Si shkak i këtyre problemeve shëndetësore, shkencëtarët thonë se janë grindjet e tepërta apo problemet e ndryshme në çift të cilat shkaktojnë nervozë.
Prandaj, shkencëtarët rekomandojnë që para se të martoheni, fillimisht t’i kaloni disa vite me partnerin/parteneren për t’u siguruar se është personi i duhur.

Artikulli paraprakInteligjenca artificiale mund të na mundësojë komunikimin me kafshët
Artikulli tjetërZgjidhja e fjalëkryqeve e bën trurin më të mprehtë