Psikologët sugjerojnë një familje të shëndetshme për rritjen e një fëmije.
Sipas një studimi, në 1/3 e martesave, partnerët e pranojnë se kanë tradhtuar dhe 35 për qind e atyre që kanë tradhtuar partnerin/partneren do ta bënin sërish këtë gjë.
Ndonjëherë prindërit nuk i kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre në familje dhe nuk e dinë se si vendimet që ato marrin mund të shkatërrojnë jetën e fëmijëve.
Bright Side na tregon se si tradhtia e prindërve ndikon në jetën e fëmijëve:
Ata fajësojnë veten
Fëmijët kanë tendencën të fajësojnë veten kur prindërit ndahen.
Kjo ndodh sepse ata nuk mund ta ndajnë veten nga prindërit: Nëse babai dhe mamaja nuk duhen më, ata mendojnë se ka ndodhur për fajin e tyre, për një veprim të gabuar të tyrin.
Do të tradhtojnë edhe ata
Fëmijët ndjekin hapat e prindërve shumicën e kohës, prandaj ata përsërisin vendimet e këqija që bëjnë mami dhe babi. Sipas një studimi, 55 për qind e fëmijëve që prindërit e tyre kanë tradhtuar, bëhen gjithashtu partnerë tradhtarë.
Kjo ndodh sepse ata i shikojnë prindërit si heronj dhe modele për t’u ndjekur. Në mendjen e tyre, çfarëdo që bën një prind është një diçka e drejtë: prandaj ata veprojnë njësoj si prindërit.
Frika nga braktisja
Një fëmijë që njëri nga prindërit ka tradhtuar, do të ndjejë gjithmonë se ai apo ajo nuk është besnik ndaj të gjithë familjes.
Fëmija e ndjen se njëri prind nuk e ka merituar këtë tradhti dhe braktisje. Prandaj, fëmijët që e përjetojnë këtë braktisje në familje rriten me frikën se edhe të tjerët do t’i lënë kur ata të rriten.