Si një celulë sekrete e Facebook manipulon opinionin publik

Çfarë kanë të përbashkët AfD-ja (Alternativa për Gjermaninë), Rodrigo Duterte, Mauricio Macri, Narendra Modi, Barack Obama, Partia Kombëtare Skoceze dhe Donald Trump? Të gjithë e kanë bazuar fushatën e tyre elektorale mbi këshillat e mira të Mark Zuckerberg. Duke u bazuar tek rasti i zgjedhjeve në Indi, del mjaft qartë sesi Facebook manipulon proceset demokratike.

Kohë më parë një artikull i Bloomberg ka zbuluar sesi një celulë sekrete e Facebook ka mundësuar krijimin e një ushtrie trollësh në favor të shumë qeverive në botë, përfshi Indinë, në formën e propagandës dixhitale të finalizuar në manipulimin e zgjedhjeve. Në dritat e prozhektorëve, duke ndjekur rolin që kompania e tij Facebook ka luajtur si platformë propagande politike, bashkëthemeluesi i tij Mark Zuckerberg u është përgjigjur se misioni i tij është përtej ndarjeve partiake. Por në realitet Facebook nuk është vetëm një spektator politik. Ajo që nuk thuhet është se kompania bashkëpunon aktivisht me parti dhe liderë, edhe kush e përdor platformën për të qetësuar kundërshtimin, nganjëherë me ndihmën e shumë trollëve që përhapin gënjeshtra dhe ideologji ekstremiste. Kjo iniciativë është udhëhequr nga Uashingtoni prej një ekipi mjaft diskret të Facebook, i specializuar në çështje të politikës globale, me në krye Katie Harbath, ish stratege dixhitale e kampit republikan që punoi më 2008 për fushatën presidenciale e ish kryebashkiakut të Neë York Rudy Giuliani, si edhe në zgjedhjet indiane të 2014. Qysh kur Facebook ka punësuar Harbath për ta udhëhequr këtë celulë sekrete, kanë kaluar 3 vite, gjatë të cilëve ekipi i tij ka udhëtuar në të katër anët e globit (përfshi Indinë). Ndihmoi udhëheqësit politikë duke u vënë në dispozicion instrumentat e fuqishëm dixhitalë të kompanisë në formën e një ushtrie të vërtetë trollësh për qëllime propagandistike.
Në Indi dhe shumë vende të tjera, punonjësit e kësaj celule e kanë gjetur veten në fak agjentë fushatash elektorale dhe, sapo zgjidhet kandidati, i takon kompanisë të survejojë funksionarët apo të japë asistencë teknike në transmetimin dixhital gjatë takimeve zyrtare midis krerëve të shteteve. Në Shtetet e Bashkuara, personeli i kësaj celule ka punuar në terren gjatë fushatës së Donald Trump. Në Indi, fushata ka promovuar praninë në rrjet e Kryeministrit Narendra Modi, që sot ka më shumë ndjekës në Facebook se çdo lider politik botëror. Gjatë takimeve të fushatës, anëtarët e ekipit të Katie Harbath janë shoqëruar nga drejtorët e shitjeve të sektorit publicitar të Facebook, roli i të cilëve është të ndihmojnë kompaninë që të përfitojnë nga interesi i veçantë i dhënë zgjedhjeve të masave.

Formojnë politikanë dhe liderë për të krijuar një faqe Facebook për fushatën e tyre që autentikojnë me një takë blu, për t’i përdorur sa më mirë videot për të siguruar vëmendje, përveçse të zgjedhin sloganet publicitare. Sapo këto kandidatë zgjidhen, bashkëpunimi i tyre me Facebook i mundëson kompanisë që ta zgjerojë ndjeshëm influencën politike, me mundësinë që t’u shmangen ligjeve.
Problemi është agravuar kur Facebook u paraqit si shtyllë e demokracisë në mënyre antidemokratike. Freedom House, pseudo-OJQ amerikane që lufton për demokracinë në botë, referonte nëntorin e kaluar se gjithnjë e më shumë shtete “manipulojnë rrjetet sociale për të dobësuar themelet e demokracisë”. Kjo u përkthye në fushatë shpifëse, ngacmimesh apo propagande të mbështetura në mënyrë okulte nga qeveritë, për të imponuar versionin e tyre të fakteve, për të bërë të heshtë opozita dhe forcuar pushtetin. Në vitin 2007, Facebook hapi zyrën e tij të parë në Uashington. Zgjedhjet presidenciale që u mbajtën një vit më pas panë ardhjen e të parit “President të Facebook” në personin e Barack Obama, që me ndihmën e platformës mundi të arrijë miliona votues në javët përpara zgjedhjeve. Numri i përdoruesve të Facebook ka shpërthyer në përputhje me rebelimet e “pranverës arabe” në Lindje të Mesme në periudhën 2010 – 2011, duke evidentuar influencën e madhë të platformës mbi demokracinë. Gjatë periudhës ku Facebook zgjodhi Katie Harbath, ish mbështetëse e Rudy Giuliani, për të udhëhequr njësinë e tij politike, zgjedhjet u bënë një temë mbizotëruese në mediat sociale. Gradualisht, Facebook nisi të përfshihet në problemet elektorale në të gjithë botën.
Facebook arriti disa prej partive politike më kontradiktore të botës duke injoruar parimin e transparencës. Nga viti 2011, kompania i kërkoi Komisionit Elektoral Federal të Shteteve të Bashkuara një përjashtim nga ligji që kërkon transparencë lidhur me promovimin e një partie politike, që do të mund ta ndihmonte të shmangte krizën aktuale lidhur me shpenzimet publicitare ruse, përpara zgjedhjeve të 2016. Marrëdhëniet midis kompanisë dhe qeverive janë të komplikuara. Facebook është akuzuar nga Bashkimi Europian se i ka mundësuar islamizmit radikal që të lulëzojë në rrjet. Kompania sapo ka botuar raportin e saj lidhur me transparencën, duke shpjeguar se do t’u japë qeverive vetëm të dhënat lidhur me përdoruesit e vet nëqoftëse kërkesa është ligjërisht e justifikuar; përndryshe nuk do të ngurrojë që t’u drejtohet gjykatave.

Ushtri trollësh në Indi
Tregu indian është ndoshta më i gjalli sot për Facebook, duke e tejkaluar atë të Shteteve të Bashkuara. Numri i përdoruesve rritet dy herë më shpejt; pa marrë në konsideratë 200 milion indianët që përdorin shërbimin mesazhistik ËhatsApp, më shumë se në çdo pjesë tjetër të botës. Në zgjedhjet indiane të 2014, Facebook kishte punuar tashmë për disa muaj në fushata të ndryshme. Modi nxorri përfitim të madh nga mbështetja e Facebook dhe ËhatsApp në rekrutimin e vullnetarëve, që nga ana e tyre e shpërndanë mesazhin në rrjetet sociale. Nga zgjedhja e tij, të regjistruarit kanë shkuar në 43 milion; dyfishi i atyre të Trump. Në javët menjëherë pas zgjedhjes së Modi, Zuckerberg dhe Chief Operating Officer i tij Sheryl Sandberg u transferuan në Indi për të zhvilluar një projekt kontradiktor për një shërbim interneti falas, që pasi ka shkarkuar protesta të ashpra, në fund u braktis. Katie Harbath dhe ekipi i saj erdhën bile në Indi për të mbajtur seanca formimi me mbi 6000 funksionarë publikë. Ndërsa Modi e shihte që t’i rritej influenca në mediat sociale, ndjekësit e tij nisën në Facebook dhe WhatsApp një fushatë ngacmimesh kundër rivalëve politikë. India bëhej një vatër dizinformimi, përfshi përhapjen e një gënjeshtre që çoi në trazira, që shkaktuan vdekjen e disa personave. Vendi është bërë edhe një vend jashtëzakonisht i rrezikshëm për partitë dhe gazetarët e opozitës.
Megjithatë, jo vetëm Modi apo Indian People’s Party (BJP) u nxitën që të përdorin shërbimet e ofruara nga Facebook. Kompania pohon se ua ka furnizuar të njëjtat instrumenta dhe shërbime të gjithë kandidatëve, pavarësisht nga orientimi politik, si edhe grupeve më diskrete të shoqërisë civile. Ajo që rezulton interesante është se vetë Mark Zuckerberg dëshiron të bëhet President i Shteteve të Bashkuara dhe i ka dhënë shërbime David Plouffe (këshilltar i fushatës së Barack Obama më 2008) dhe Ken Mehlman (këshilltar i fushatës së George Bush Jr. më 2004). Aktualisht punon me Amy Dudley (ish këshilltare e Tim Kaine), Ben LaBolt (ish zëdhënës shtypi i Barack Obama) dhe Joel Benenson (ish këshilltar i fushatës së Hillary Clinton më 2016).

Manipulimi i emocioneve nga ana e Facebook
Një studim i botuar në 2014 me titull Demonstrim eksperimental i një fenomeni infektimi emptiv në shkallë të gjerë nëpërmjet rrjeteve sociale studion raportin midis mesazheve pozitive dhe negative të parë nga 689000 përdorues të Facebook. Ky eksperiment, që u zhvillua midis 11 dhe 18 janarit 2012, tentoi që të identifikojë efektet e infektimit emotiv duke modifikuar peshëm emotive e informacioneve të përhapura nga përdoruesit e shënjestruar. Hulumtuesit konkludojnë se për herë të parë kanë “demonstruar se emocionet mund të përhapen nëpërmjet një rrjeti kompjuterësh, (edhe pse) efektet e këtyre manipulimeve mbesin të kufizuara”.
Ky studim u kritikua për bazat etike dhe metodologjike. Në polemikën e zjarrtë, Adam Kramer, një prej nxitësve kryesorë të këtij hulumtimi dhe anëtar i ekipit të të dhënave të Facebook, e mbrojti studimin në një deklaratë të kompanisë. Disa ditë më pas Sheryl Sandberg, Drejtore Operative e Facebook, bëri një deklaratë gjatë udhëtimit të saj në Indi. Gjatë një eventi të organizuar nga Dhoma e Tregëtisë e Nju Delit, deklaroi: “Ky studim është kryer në kuadër të kërkimeve të kryera nga kompania për testimin e produkteve të rinj, as më pak e as më shumë. Komunikimi i këtij argumenti ka qenë shumë i keq dhe kërkojmë falje. Nuk donim t’ju mërzisnim”.
Pra, për cilin produkt të ri revolucionar Facebook ka kryer eksperimente psikologjike për të manipuluar emotivisht përdoruesit e tij? Këto produkte revolucionare janë ushtri trollësh dixhitalë që për qëllime propagandistike përhapin informacione false si një re pluhuri për të ndihmuar klientët e tyre gjatë zgjedhjeve.
Pak kohë më pas, më 3 korrik 2014, USA Today raportonte se grupi EPIC, që promovon fushata për privatësinë e qytetarëve, paraqiste një denoncim zyrtar në Federal Trade Commission ku deklaronte se Facebook ka shkelur ligjin duke kryer kërkimin lidhur me emocionet e përdoruesve të tij pa pëlqimin e tyre apo edhe duke mos i informuar. Në denoncimin e tij, EPIC pohon se Facebook i ka gënjyer përdoruesit e tij duke kryer në fshehtësinë më të madhe një eksperiment psikologjik lidhur me emocionet e tyre: “Në momentin e eksperimentit, Facebook nuk deklaroi në politikën e tij e përdorimit të të dhënave se informacionet për përdoruesit përdoreshin për qëllime ekspeirmentale. Facebook “harroi” edhe që t’i informojë përdoruesit e tij se këto informacione do t’u komunikoheshin kërkuesve”. Pjesa më e madhe e kavieve të këtyre eksperimenteve të manipulimit emotiv qenë indianë. Shumë prej nesh nuk u kushtojnë vërtet vëmendje asaj që publikohet në rrjetet sociale dhe pjesa më e madhe e asaj që shohim është në fakt e padëmshme. Të paktën kjo është ideja që krijohet në pamje të parë. E vërteta është se ajo që publikojmë në rrjet ka një impakt të frikshëm. Sipas një hulumtimi të kryer bashkërisht nga Pacific Northëest National Laboratory dhe ng Washington University, përmbajtjet e publikuara në mediat sociale mund të përdoren nga softuerët për të parashikuar manifestime të ardhshme, ndoshta edhe kryeminstrin e ardhshëm indian.
Në një dokument të botuar kohët e fundit nga ArXiv, ekip kërkuesish, ka zbuluar se rrjetet sociale mund të përdoren për të “identifikuar dhe parashikuar ngjarje në botën reale”. Analiza e Twitter mund të parashikojë me saktësi trazirat sociale, për shembull, kur njerëzit përdorin hashtag të caktuar për të diskutuar probleme përpara se zemërimi i tyre të përhapet në botën reale. Shembulli më i njohur i këtij fenomeni ka ndodhur gjatë pranverës arabe, kur shenja evidente proteste dhe rebelime të afërta u paralajmëruan në rrjet në ditët përpara manifestimeve të shesheve. Është e vërtetë edhe e kundërta, në kuptimin që zemërimi mund të gjenerohet edhe nga rrjetet sociale dhe, me të arritur një nivel optimal, mund të derdhet mbi ngjarje të jetës reale, siç mund të shikohet të paktën prej dy vitesh në Indi në raste e linimit në grup dhe tjetër.

Si funksionon industria e dizinformacionit në Indi
Në Indi është shfaqur një industri e madhe dizinformacioni, e cila ushtrn një influencë shumë më të madhe se diskutimi politik tradicional dhe potencialisht mund të bëhet një problem sigurie i ngjashëm me pranverën arabe nëqoftëse nuk mbahet në fre. Në momentin ku gjuha e debatit në Indi ashpërsohet, është e rëndësishme të kuptohet se incidente të tilla nuk do të kishin pasur një impakt kaq të shpejtë sikur të rinjtë të mos kishin pasur akses në Facebook, Twitter, Youtube dhe rrjete të tjera sociale. Kjo i mundëson një industrie të tillë dizinformimi që të menaxhojë e të shpërndajë video dhe informacione false. Ky fenomen është shfaqur prej disa vitesh si pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj industrie propaganda që shtrihet nga rrjetet sociale në botën reale.
Kjo ka një dimension krejtësisht të ri tani që është zbuluar se Facebook dhe WhatsApp kanë komplotuar me establishmentin duke krijuar “një ushtri me trollë” për qëllimet e propagandës dixhitale, duke shkaktuar dhunë në Indi. Është një rast tipik terrorizmi. Ky i fundit përkufizohet si “përdorimi sistematik i terrorit apo i dhunës nga ana e një individi apo grupi për qëllime politike”. Në këtë rast, një terrorizëm i tillë është përgatitur nga një kompani e huaj (Facebook) në territorin indian nëpërmjet një lufte dixhitale (diz)informimi. Çfarë presim për të reaguar?
Një fushatë dizinformimi u krye gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane. Ishte pjesë përbërëse e fushatës zyrtare në bashkëpunim me kompani lider. Kjo metodë u përdor edhe për të drejtuar debatin lidhur me Brexit. Teksa flasim, kjo ndërmarrje e gjerë dizinformimi shpërndan tentakulat e saj në Indi. Shumë atletë, celebritete, ekonomistë, politikanë kanë qenë tashmë viktima të përhapjes së informacioneve të pavërteta. Kjo është një tendencë e rrezikshme që duhet monitoruar me shpejtësi nga shërbimet tona të inteligjencës për të penguar katastrofa të ardhshme.
Ja sesi funksionon. Shumë uebsajte dhe portale të legjitimuara dhe nga financime të ndryshme përfitojnë publicitete fluktuante. Përmbajtja specifike krijohet për kategori të ndryshme njerëzish në bazë të besimit fetar, ideologjisë, moshës etj… përzier me një sasi të madhe përmbajtjesh erotike që e errësojnë objektivin e vërtetë. Një përmbajtje e tillë falsë injektohet kështu në rrjetet sociale dhe grupet specifike vihen në shënjestër nga instrumenta të ndryshme analitike të zhvilluara nga kompani lider. Dora dorës që ky informacion fals përhapet, fitonin me ngadalësi momentum dhe përfundon për t’u marrë nga një personalitet: celebritet, politikan dhe nganjëherë deri edhe gazetar. Ajo që ndodh më pas është çmenduri e pastër.
Si prej zgjedhjet, ashtu edhe prej injorancës, mediat kryesore nisin e përhapin këtë grumbull gënjeshtrash, duke u kushtuar të gjitha recensionet e tyre në shtyp një informacioni të tillë fals: kush ka thënë çfarë e pse dhe bla bla bla… në vend që të kërkojnë ta verifikojnë autenticitetin e këtij të fundit. Për shkak të natyrës sensacionale të gënjeshtrave të tilla, edhe pse të shpërndara nga personalitete influentë, ky vizion i deformuar i botës do të përhapet në botën reale, e dëshmuar nga viktimat e linçuara. Pa kontroll, ky fenomen dizinformacioni mund të infektojë të gjithë opinionin publik. Do të vijmë në një moment ku do të jetë thuajse e pamundur të dallohet e vërteta nga falsja, fakti nga sajesa, me të gjithë shoqërinë e radikalizuar në fraksione të ndryshme mbi bazë gënjeshtrash.

Facebook dhe zgjedhjet indiane
Në momentin e zgjedhjeve indiane të 2014, një artikull kishte si titull: “A mundet Facebook t’i influencojë zgjedhjet indiane?”. Nën këtë titull kishte një ajsberg, nëqoftëse Facebook mund të ndryshojë emocionet tona dhe të na bëjë të votojmë, për çfarë tjetër është në gjendje? Çuditërisht, vetë Komisioni Elektoral Indian nënshkroi një partneritet me Facebook lidhur me regjistrimin e votuesve gjatë procesit electoral. Dr. Nasim Zaidi, Kryeshef i Komisionit Elektoral (ECI), deklaroi: “Jam i lumtur t’ju njoftoj se CEI-ja do të nisë një procedurë speciale për rekrutimin e jovotuesve, në mënyrë të veçantë të atyre që nuk kanë votuar kurrë. Ky përfaqëson një hap drejt realizimit të motos së ECI-së “Asnjë qytetar nuk duhet braktisur”. Duke marrë pjesë në këtë fushatë, Facebook do të transmetojë një promemorie në dialekte të ndryshme indiane për t’ua kujtuar zgjedhjet të gjithë përdoruesve të tij të Indisë. I ftoj të gjithë qytetarët votues që të regjistrohen dhe të votojnë. Domethënë të njohin të drejtat dhe të marrin përsipër detyrimet e tyre. Jam i bindur se Facebook do t’i japë një dimension të ri censimentit të fushatës elektorale të nisur nga Komisioni dhe do të inkurajojë votuesit e ardhshëm që të marrin pjesë në procesin electoral dhe të bëhen qytetarë të përgjegjshëm”.
17 agjencitë e mëdha të inteligjencës amerikane kanë rezerva serioze lidhur me impaktin e këtij fenomeni dizinformimi ndaj procesit elektoral dhe shoqërisë. Sipas një qendre kërkimi statistikor, shumica e amerikanëve (një 88% spektakolar) mendon se përhapja e lajmeve false është e dëmshme për perceptimin e realitetit të përditshëm. Dhe ne në Indi shkojmë drejt një skenari akoma më katastrofik. Pse? Sepse në ndryshim nga India, qeveria dhe komuniteti i shërbimeve sekrete i Shteteve të Bashkuara e kanë denoncuar publikisht problemin dhe kanë punuar për një zgjidhje ndaj kërcënimit. A mund të bëjë njëlloj India me Facebook që e ka hundën në punët e brendshme të vendit?
Ndërsa është në zhvillim një investigim lidhur me rolin e Facebook në zgjedhjet presidenciale amerikane, pak vëmendje i është kushtuar mënyrës me të cilën celula sekrete e Facebook ka influencuar zgjedhjet indianë. Është e natyrshme se për ta bërë një gjë të tillë, qeveria më parë duhet të pranojë ekzistencën e kësaj industrie dizinformacioni për të vepruar kundër. Në shoqërinë e Facebook, American Microchip Inc. dhe japonezja Renesas të ngarkuara për të hakeruar kodin sekret EVM (databazën e përdoruesve), duhet të hetohen për ndërhyrje në zgjedhjet indiane për të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në konspiracion. Do të ishte gabim i rëndë të merrej lehtë ky kërcënim, i lidhur me ndërhyrjen e kompanive të huaja në procesin elektoral indian.
(nga Great Game India Magazine)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Exit mobile version