Si po dalin nga burgu të gjithë banditët! Edhe Shullazi drejt lirimit, ja skema që po ndiqet…

Burgjet po zbrazen nga banditët dhe kriminelët. Pas lirimit të dy antëve të bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani, edhe Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanca pritet të mbahet në orën 12:00 në gjykatë, ndërsa prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, me seancat që zvarriten dhe i lënë vendin njëra tjetrës.

Kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë vjen pas disa vendimeve për lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm, ku duket se dhe Shullazi kërkon të njëjtat përfitime.

Vetëm në këtë fillimviti janë bërë publike lirimi nga burgjet i dy anëtarëve të bandës së Durrësit Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani, si dhe Ergys Kolaveri, nga ana e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Exit mobile version