Si po financohet ekonomia shqiptare nga krimi dhe droga

Partia Demokratike ka rrëzuar poshtë me shifra dhe e ka konsideruar gënjeshtar, Ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetajn sot pas një konference shtypi lidhur me burimet “e pastra” të financimit të ekonomisë së vendit. Jorida Tabaku, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, analizoi shifrat e INSTAT-it për lejet e ndërtimit që janë rritur ndjeshëm në Tiranë pas ardhjes në krye të saj të Erion Veliajt dhe vërejti se ato janë rritur paralelisht me kanabizimin e vendit.
Deklaratë e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku
Ministri i Financave i gënjeu sot shqiptarët, kur u tha se ndërtimi në Shqipëri është financuar nga burime zyrtare të sektorit bankar dhe se kredia është rritur, duke dashur të fshehë të vërtetën se ekonominë sot po e financon droga dhe krimi.
Deklaratat e Ahmetajt nuk janë të vërteta, sepse, sipas të dhënave të INSTAT-it, lejet totale të ndërtimt për vitin e kaluar janë 819, duke u rritur me 88 % apo 384 leje më shumë.
Pjesën më të madhe e zë Bashkia e Tiranës, ku lejet e ndërtimit në Tiranë janë rritur ndjeshëm që pas ardhjes së Erion Veliajt në Bashki, çka përkon edhe me zbatimin e projektit politik të Ramës për kanabizimin e vendit.
Vetëm për qytetin e Tiranës lejet e ndërtimi kapërcyen nga 90 në vitin 2015 në 106 leje ndërtimi për 2016 dhe 231 për vitin e shkuar. Pra ka një rritje me 260 përqind për dy vjet.
Ministri Ahmetaj gënjen kur flet edhe për vlerën e investuar në ndërtim për Bashkinë e Tiranës, sepse në 2015-ën, vit të cilit ai iu referua, INSTAT=i nuk e maste këtë tregues.
Sipas të dhënave të INSTAT-it vlera totale e shumës së investuar për ndërtim në Tiranë prej tremujorit të fundit 2016 është mesatarisht 32 mld lekë.

Përsa i përket kredise për biznese për ndërtim nuk ka rritje. Raporti i Bankës së Shqipërisë thotë se nuk ka rritje të kreditimit për bizneset dhe se ato po përdorin burime alternative.
Nevoja e Ministrit të Financave për të gënjyer lidhet ngushtësisht me nevojën e Edi Ramës për t’u fshehur shqiptarëve faktin e rëndë se paratë e pista të krimit dhe të drogës po investohen në ekonomi, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Bashkia e Tirnaës është shndërruar në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit, ndërsa gjatë qeverisjes së Edi Ramës Shqipëria është shndërruar në nyjën kyçe të trafikut të drogës. Pas kanabisit, krimi I organizuar me mbështetje qeveritare po trafikon kokainë dhe heroinë.
Arben Ahmetaj gënjeu edhe kur flet për rritjen e punësimit më 1 shifër, duke premtuar rritjen e punësimit me 150 mijë persona. Ky është njësoj mashtrim si premtimi i pambajtur i 5 vjetëve më parë për punësimin e 300 mijë shqiptarëve.
E vërteta është se këto 5 vjet Edi Rama ka detyruar të largohen në emigrim 220 mijë shqiptarë. Për të mbuluar gjendjen e rëdnë të papunësisë, qeveria ka mashtruar Eurostatin dhe ka deklaruar se në tremujroin e trete të vitit te kaluar, punësimi është rritur me 8 mijë përsona që, po sipas të dhënave të INSTAT-it, janë përsona mbi 64 vjeç.

Ministri Ahmetaj gënjeu edhe kur foli për investimet e huaja. Shqipëria nuk ka rritje për investime të huaja serioze dhe rritja ekonomike vazhdon akoma të mbahet me investimin e gazsjellësit Transadriatik.
Ministri foli edhe për Borxhin Publik duke anashkaluar faktin se ishte qeveria e rilindjes që e rriti Borxhin Publik nga 61% në 72%. FMN raporton se projekti 1 mld USD duhet rregjistruar si borxh publik, duke e rritur ate në 76%.
I vetmi investim serioz i Edi Ramës është droga dhe eksporti i tij më i sukssesshëm është krimi i organizuar dhe emigracioni.

Exit mobile version