Si po i mashtron Rama të prekurit nga tërmeti: As nuk kemi marrë bonusin dhe as nuk po gjejmë apartamente

Banorët e Krujës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, ankohen se ende nuk e kane marre bonusin e qirasë. Ata thonë se kanë kryer aplikimin në Bashki por fondi për ta ende nuk është ndarë.

Por marrja e lekëve është vetëm një pjesë e problemit. Tjetri lidhet me vështirësinë që kanë banorët për të gjetur apartamente me qira.

Në vështirësi ndodhen edhe ato familje që janë vendosur në hotele, pasi atyre iu është kërkuar që ta paguajnë vetë koston e qëndrimit për këtë muaj.

Zyrtarët vendorë në bashkinë e Krujës thonë se deri më tani në zyrat përkatëse kanë aplikuar 1432 persona për bonusin e qerasë dhe se ai do të ndahet në fund të muajit.

Sipas autoriteteve deri më tani lekët për muajin dhjetor i kanë marrë rreth 250 familje të prekura nga tërmeti.

rama termet

termeti durres

termet4

Artikulli paraprakRaporti i BB nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: 43% e kompanive e identifikojnë si pengesë energjinë për të bërë biznes
Artikulli tjetër“Jam ushtari yt”/ Arrestohet vëllai ishefit të policisë