Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka denoncuar revanshin e policisë tatimore në bregdetin e Shqipërisë. Ajo ka bërë publike shqtësimin e një pronari lokali në Llogara, të cilit i kanë mbyllur biznesin. “Prej me shumë se dy muaj “skuadra” qesharake e hetimit tatimor përzgjedh lokalet e hotelet sipas referencave dhe përzgjedhjes apo sipas interesave të një grupi apo individi të caktuar në parti apo qeveri”, shkruan deputeja duke shtuar se, Hetimi Tatimor është bërë si Ali Baba me 40 hajdutë pasi funksionojnë me gjoba e para nën dorë duke sulmuar biznesin e ndershëm.
Postimi i plotë i Pampurit në Facebook
Hetimi tatimor ne bizneset dhe lokalet ne zonat turistike malore e bregdetare si Ali Baba me 40 hajdute…
Prej me shume se dy muaj “skuadra” qesharake e hetimit tatimor perzgjedh lokalet e hotelet sipas referencave dhe perzgjedhjes apo sipas interesave te nje grupi apo individi te caktuar ne parti apo qeveri, duke lene menjane ato biznese te cilat jane ne listen preferenciale te tyre apo shefave te tyre, keta te fundit nuk cenohen, ndersa te tjeret penalizohen duke i gjobitur per kuponin tatimor, mungesa e te cilit eshte e dukshme ne lokalet e hotelet ku ata kalojne e mbyllin syte here fale bakshisheve te konsiderueshme e here fale njohjeve e mbeshtetjeve partiake,
ashtu sikurse ka ndodhur ne shume biznese te cilat u pezulluan pak jave me pare, me penalitet, 30 dite pezullim i plote aktiviteti. Sot keto biznese jane hapur te gjitha, fale “gjobes” nen dore qe u kane paguar, “Ali Babes” apo “40 hajduteve” te tij. Shifer per te cilen konfidencialisht me kane refereruar qe nis nga 6 milion leke te vjetra e lart.
E njejta gje ka ndodhur edhe ne njerin prej lokaleve ku shume prej jush kane ndaluar per te shijuar ushqimin e perzgjedhur, apo ajrin e paster dhe pamjen magjike te Detit Jon, kundrejt punes e perkushtimit per ta ngritur e mbajtur me mund biznesin e tyre, duhet te perballen dhe me shantazhet selektive te grupit te hijenave.
Ja denoncimi i njerit prej pronareve te njerit prej lokaleve ne Llogara, te cilit i pezullohet biznesi per nje muaj, pikerisht ne ate muaj ne te cilin ata mbajne shpresen per nje vit te tere.