Shumë vende të botës kanë filluar vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19, e që Izraeli është lideri për vaksinimin. 59.7% e popullsisë kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer BioNTech dhe më shumë se 45% kanë marrë dozën e dytë. Ndërsa ka filluar përsëri hapja e ekonomisë, kjo gjë i ka ndihmuar qytetarët që të lirohen nga masat dhe të fillojnë jetën normale, shkruan Express.
Mediat e huaja kanë raportuar dje se Izraeli në muajt e ardhshëm do të furnizohet përsëri me vaksina Anti-COVID, të cilat ose duhet t’i shpërndajë në shtetet tjera ose t’i gjuaj.
Në rrjete sociale janë publikuar pamje nga përditshmëria, që duket normale dhe jetën pas vaksinave dhe pas hapjes në Tel Aviv.
Derisa Izraeli do të jetë në dilema se çfarë të bëjë me dozat e vaksinave që do t’i vinë, Kosova po e shikon mundësinë që të furnizohet nga ky shtet.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe ministri i Shëndetësisë së Izraelit Yuli Edelstein dje kanë zhvilluar një takim virtual ku kanë diskutuar për mundësit që Izraeli ta ndihmojë Kosovën që të sigurojë vaksinat Anti-Covid.
Po ashtu rreth 80 % e personave me moshën mbi 60 vjeçare janë vaksinuar deri tani.
Pasi në shumë shtete ende qëndrojnë masat kundër koronavirusit, në Izrael qytetarët janë të lirë duke postuar edhe video të ndryshme nga kafenetë e rrugët e mbushura me njerëz.