Kryeministri Rama ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Bruksel, por në videot e shpërndarra në rrjetet sociale duket se si 10 kryeminstra përfshi edhe presidentin francez, Emmanuel Macron, i janë shmangur takimit me kryeminstrin shqiptar.
Veprimi i kryeministrit Rama është parë si një lloj hipokrizie dhe nga mjaft personalitete është etiketuar edhe si ‘klloun’.
Ndërkohë, kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili shtron pyetjen nëse nëse kryeministri gënjeu prapë në Samitin e fundit të NATO-s…
“A gënjeu prapë Kryeministri për shpenzimet për NATO-n? – shkruan Vasili. – Në prill të këtij viti, Kryeministri gënjente median, NTV-në gjermane, dhe i intervistuar prej tyre deklaronte për NATO-n:
“Pyetje NTV: Po në lidhje me shpenzimin e 2% të Produktit të Brendshëm Bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane?
Edi Rama: Ne tashmë shpenzojmë 2% të Prodhimit tonë të Brendshëm Bruto në NATO …”
Botërisht është deklaruar nga vet ministrja e Mbrojtjes së këtij Kryeministri, se Shqipëria shpenzon vetëm 1.2%. Në Samitin e fundit të NATO-s nuk dimë nëse Kryeministri gënjeu prapë siç gënjeu tek NTV-ja gjemane apo pranoi publikisht se kishte gënjyer NTV-në gjermane kur tha se Shqipëria shpenzonte 2% për NATO-n. Ose, mund të mos ketë bërë asnjërën dhe ka folur për kampionatin botëror të futbollit dhe ka lypur foto, të dyja më të kollajta janë, se edhe shumë mend nuk duan, kështu që janë muhabete tamam për këtë shkollëpak që kemi Kryeministër”, përfundon mesazhin e tij, Petrit Vasili.
Ja sa e perfillin Noriegen ne Samitin e Natos! Sillet verdalle e askush nuk ja var! E denojne me injorim sikur nuk eshte! sb
Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 12. Juli 2018