Shumë nga ne mundohen ta shmangin bukën në vaktin e tyre të përditshëm, por është pikërisht buka që zë një vend të konsiderueshëm në tavolinën e ngrënies.
Buka e thekur mund të jetë pjesë e një mëngjesi të shëndetshëm, por ndoshta për këtë vakt ke nevojë për më shumë se thjeshtë një fetë bukë të thekur për të përballuar të gjitha aktivitetet e ditës.
Kjo pasi, buka e thekur ka karbohidrate dhe fibra, në varësi të llojit të bukës. Megjithatë, ajo ka nivele të ulëta të proteinave, yndyrës dhe vlerave të tjera ushqimore, kështu që për të pasur një mëngjes të shëndetshëm duhet t’i shtosh bukës së thekur elementë të tjerë të domosdoshëm.
Eksperti i sigurisë ushqimore, Abdyl Sini tregoi sesi duhet të zgjidhni me kujdes bukën.
“Buka e thekur duhet të përdoret pasi në stomak ajo thith të gjitha lëngjet e dëmshme në stomak. Çdo produkt ushqimor nëse kalon temperaturën e pjekjes kthehen në kanceroze. Për ngjyruesin e dallojmë menjëherë. E marrim bukën e hedhim në ujë dhe shikojmë, se buka e zezë origjinale, nuk ndryshon ngjyrë. Nëse buka ndryshon ngjyrë atëherë ajo ka ngjyrues. Në fillim shikon ngjyrën e errët, pastaj e lë për 10 minuta në ujë e shikon nëse ndryshon ngjyrën“- tha Sini për News24.