Si të dalloni që dhimbja e kokës është shenjë e infektimit me COVID-19

Për COVID-19, një sëmundje e frymëmarrjes që mund të prekë mushkëritë, janë identifikuar disa simptoma, ku një ndër to është edhe dhimbja e kokës. A është një simptomë e zakonshme për COVID-19?

Studimet kanë treguar se po, dhimbja e kokës te të infektuarit me COVID-19 është raportuar si në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla.

Si të dalloni nëse dhimbja e kokës lidhet me COVID-19?

Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga COVID-19 dhe llojet e tjera.

Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:

∙ Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë
∙ Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje
∙ Ndodh në të dyja anët e kokë
∙ Mund të përkeqësohet kur përkuleni

Si të dalloni nëse bëhet fjalë për migrenë?

Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e COVID-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën.

Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covidit nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.

Simptomat më të zakonshme të COVID-19:

– ethe
– temperaturë
– lodhje
– kollitje
– gulçim
– dhimbje koke

Simptoma të tjera:

– dhimbje e fytit
– dhimbje e trupit dhe kockave
– rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
– humbje e shijes dhe nuhatjes
– të përziera, të vjella dhe diarre.

Exit mobile version