Si të gjitha institucionet që u plaçkitën në 8 vjet nga Rilindja, nuk shpëtuan as Llixhat e Peshkopisë!

Nga Xhelal MZIU

Rilindja si “nëna” e të keqes…

U desh të vinte Rilindja që Dibra të nisë greminën, për të thyer qafën …

Për të marrë tatëpjetën gjithçka, për të shkatërruar gjithçka, për të grabitur gjithçka, për t’a lënë Dibrën në duart e më të paqënëve…

Si të gjitha institucionet që u plaçkitën në 8 vjet Rilindje, nuk shpëtuan as Llixhat e Peshkopisë.

Megjithëse janë ujërat termale më të mira në Ballkan, nuk u panë si dhuratë e zotit për t’i shërbyer këtij këtij komuniteti por vetëm si plaçkë për tu vjedhur.

Megjithëse Llixhat vizitohen nga më shumë se 30 mijë pacientë dhe vizitorë në vit, ato nuk u panë kurrë nga Bashkia si Resurs që sjell të ardhura të “majme”, dhe të investohej sadopak për të krijuar kushte më të mira, për të shtuar numrin e turistëve.

E para rruga prej 900 metrash është një torturë e vërtetë, jo vetëm për këmbësorët por edhe për mjetet.

Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë të ardhurat e këtij institucioni vetëm nga larjet shkojnë në rreth 1 miliardë lekë, por institucioni për çdo vit del me shpenzime të pa mbuluara, duke ngelur borxh në sigurime shoqërore dhe në tatime. Po si mund të dalë me humbje një institucion si Llixhat ku shitet vetëm “koha” 15 minuta 300 lekë…! Kështu është realisht se uji del i ngrohtë nga toka, nuk ka shpenzime zero, dhe vetëm një pastruese mund të ketë institucioni, që është për punë, të tjerët janë hajdutë dhe militantë Rilindas, profesionistë për të vjedhur vota…

Por degradimi i këtij institucioni nuk ndodhi rastësisht!

Degradimi nisi që nga 2012 kur ishte investimi i fundit, me ndërtimin e një depozite 250 m kub, që do të rriste kapacitetin e larjeve, dhe pas asaj kohe aty është menduar vetëm për të vjedhur.

Është vjedhur çdo qindarkë, dhe me mënyrat më ordinere të mundshme. Aty edhe sot larjet bëhen me “bileta urbani” të unazës…, aty edhe sot nuk ka kasë fiskale, gjë që i kërkohet edhe një kioske më ordineres. Në fakt aty kush ka ardhur ka mbushur xhepat dhe ka ikur! Ashtu kanë bërë drejtorët!

1 16

3 3

Artikulli paraprakArmë, shuma të mëdha parash, materiale zgjedhore, PD: Si u arrestua në flagrancë dhe u lirua me urdhër të Ramës krimineli që blinte vota
Artikulli tjetërVritet biznesmeni në Vlorë, u qëllua me breshëri plumbash në makinë