Si të parandaloni alergjitë e pranverës

Periudha që favorizon më shumë shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve alergjike është periudha e fëmijërisë së hershme, periudhë shumë e rëndësishme për një pjesë të madhe të sëmundjeve kronike alergjike. Ndërrimi i stinëve, luhatja e shpeshtë e temperaturave, plehrat ambientale dhe polenet duket se nxisin akoma më shumë alergjitë dhe problemet me rrugët e frymëmarrjes. Lodhje, teshtitje, stres dhe shumë herë paaftësi për t’u mbushur me frymë, përballë këtyre shqetësimeve shumëkush bëhet merak për problemet që po shfaqen në trupin e tij, teksa të tjerë edhe mund ta nënvleftësojnë për gjendje gripale. Por thjeshtimi i situatës jo gjithmonë është zgjidhje e problemit, pasi me kalimin e viteve, një pamundësi për t’u mbushur me frymë, teshtitje dhe skuqje lëkure mund të jenë shenjat paralajmëruese të një alergjie. E sidomos stina e pranverës është stina kampion për nisjen e alergjive. Reaksionet alergjike posaçërisht janë të dukshme gjatë ditëve me erë, sepse gjatë erës, përmes ajrit mund të bartet poleni, përderisa gjatë ditëve me shi, reaksionet janë më të dobëta, sepse shiu pastron grimcat e polenit.
Edhe pse nuk egziston ilaçi magjik, i cili parandalon plotësisht paraqitjen e alergjisë, egzistojnë disa mënyra se si mund të parandalohet.
Nga institutet e kujdesit të shëndetit në SHBA, vijnë një sërë këshillash për t’u mbrojtur nga pasojat e këtyre alergjive.
– Nënshtrojuni testit për alergji
– Nisni trajtimin me medikamente para se t’ju shfaqen simptomat e para
– Nëse ju shfaqet alergjia, bisedoni me mjekun tuaj menjëherë
– Bëni sa më shpesh dush dhe lahuni shpesh me shampom trupin dhe flokët tuaj
– Në shtëpi dhe në veturë, mbani dritaret të mbyllura dhe përdorni ajrin e kondicionuar
– Vendosni kapele të gjerë
– Vendosni syze dielli të errëta, që mos të keni kontakt me polenin dhe mykun
– Shmangni tharjen e rrobave në kohën kur jashtë ka shumë polene
– Bëni fitnes
Këto këshilla iu ndihmojnë që sado pak të mbroheni nga alergjitë që i shkakton poleni i luleve gjatë stinës së pranverës.

Exit mobile version