Si të përfitoni më shumë nga ndryshimi i orës

Ndryshimi i orës përkthehet në ditë të gjata dhe net të shkurtra. Kombinuar me motin e ngrohtë, ditët e gjata ndikojnë ndjeshëm tek humori i gjithsecilit, por që të ndiheni të motivuar duhet ta shfrytëzoni siç duhet

Studimet kanë treguar se drita e diellit për orë të zgjatura ndikon tek serotonina, hormoni përgjegjës për lumturinë, qetësinë dhe humorin e njerëzve. Ajo që sugjerojnë ekspertët gjatë ditëve më të gjata janë ndërveprimi i ngushtë me natyrën.

Qëndrimi për një kohë të gjatë në diell do t’ju pasurojë me vitaminën D dhe mbi të gjitha do të ndikojë tek hormoni i lumturisë, shkruan Health Line.

Si ta ndryshojmë rutinën tani që dita është më e gjatë?

1. Përdorini në funksion të humorit tuaj

Organizoni sa më shumë aktivitete në natyrë që ndikojnë pozitivisht tek ju. Nëse keni lënë për t’u takuar për një drekë jashtë me miqtë, gjatë gjithë ditës ka gjasa të jeni pozitivë pasi e dini ç’ju pret në vazhdim, citon Anabel.

2. Lëvizni sa më shumë në natyrë

Ditët më të gjata dhe të ngrohta jua japin një avantazh si ky që mund ta quani pa frikë ilaç për humorin dhe streset e ditës. Merrni një biçikletë dhe dilni, ose thjesht bëni ecje të gjata duke shijuar diellin dhe çliruar energjitë negative.

3. Vaktet konsumojini në ambiente të hapura

Pikniku është perfekt, por duke qenë se jo gjithnjë kemi kohë për organizim të tillë, bëni diçka më të thjeshtë. Vaktin përpiquni ta konsumoni në oborr apo diku tjetër jashtë. Pastaj, do të ktheheni më të motivuar për të vazhduar me punët brenda shtëpisë.

Artikulli paraprakThirrja tjetër e fortë e Ambasadores amerikane për shqiptarët: Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve
Artikulli tjetërStudimi i ri ngre alarmin, mësimi online po dëmton shëndetin mendor të fëmijëve