Si të reduktoni rrezatimet e dëmshme nga celulari

Për të shmangur rrezatimin nga telefonat celularë (që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mund të shkaktojë kancer) respektoni rregullat e përdorimit të telefonave celularë.

Akoma nuk ka fakte konkrete nëse celularët janë kancerogjenë, mirëpo ekspertët thonë se OBSH asnjëherë nuk do të paralajmëronte për diçka nëse nuk e konsideron si problem dhe se mund ta vërtetojnë në të ardhmen.

Si të mbroheni nga rrezatimi:
1. Para së gjithash duhet të shfrytëzoni kufje. Dëgjueset me kabllo janë më të mira se mjetet që funksionojnë me ‘bluetooth’.

2. Po ashtu është më mirë të dërgohet mesazh i shkruar (SMS) sesa të flitet me telefon. Në këtë mënyrë aparati telefonik është më larg kokës dhe rrezatimi qëndron më larg trurit.

3. Trurin do ta ruani nga rrezatimi edhe atëherë kur nuk do ta përdorni telefonin celular për t’u zgjuar në mëngjes, por një orë me alarm.

4. Mjekët nuk i shqetëson vetëm karcinoma e trurit, por edhe çështja e pjellorisë, prandaj nuk e rekomandojnë mbajtjen e telefonave celularë në xhepa. As në xhepa të pantallonave, e as në xhepa të këmishës (për shkak të kancerit të gjirit).

5. Po ashtu, rekomandohet që të përdorni këllëf. Supozohet se këllëfët e mirë bllokojnë rreth dy të tretën e rrezatimit.

Exit mobile version