Si të trajtoni rrudhat thjeshtë me metodën e kanellës dhe mjaltit

Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohërave. Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit nga koka tek këmbët.

Kjo erëz rekomandohet gjërësisht për shëndetin e lëkurës sepse i rikthen asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor. AgroWeb.org ju sjell më poshtë trajtimin natyral me kanellë dhe mjaltë për të luftuar rrudhat.

4 përfitimet që ofron kanella për lëkurën:

Shëron aknet

Kanella është e pasur me antioksidantë. Ajo lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë problemet më të mëdha me lëkurën.

Kanella e përthan lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Hidratimi i lëkurës

Përmirësimi i qarkullimit të gjakut i jep lëkurës lagështinë e nevojshme.

Për hidratimin e lëkurës rekomandohet përzierja e 3 pikave të vajit esencial të kanellës me disa lugë gjelle me vaj ulliri.

Me këtë maskë mund të lyeni edhe buzët e thata.

Kundër lëkurës së thatë

Kanella eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe rikthen butësinë e saj.

Ju mund të përzieni vaj ulliri, vaj bajameje, mjaltë, kripë dhe kanellë kundër tharjes së lëkurës.

Kundër ekzemës

Pezmatimi i lëkurës si pasojë e ekzemës mund të zbutet falë përdorimit të kanellës. Përzieni një lugë çaji me kanellë dhe një lugë çaji me mjaltë.

Rezultatet e para kundër ekzemës priten brenda një jave nga përdorimi i kurës.

Maskë me kanellë kundër rrudhave

Kanella rekomandohet gjërësisht edhe kundër rrudhave të moshës. Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten gjysëm luge çaji me kanellë me një lugë gjelle me mjaltë.

Maskën mund ta mbani në fytyrë për 5 deri në 10 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir. Ekspertët thonë se kjo maskë duhet aplikuar në lëkurë dy herë në javë.

Kombinimi i mjaltit me kanellën përbën një maskë shumë efikase kundër shenjave të moshës. Antioksidantët tek kanella dhe mjalti luftojnë radikalet e lira të cilët janë përgjegjës për rrudhjen e lëkurës. Ato luftojnë inflamacionin dhe mikrobet që shkaktojnë dëme në lëkurë.

Kujdes: Kanella mund të shkaktojë irritim tek disa lloje lëkurash. Përpara se ta vendosni në fytyrë, bëni një test duke e aplikuar në një zonë tjetër të lëkurës dhe nëse ajo e acaron atë, është e udhës të mos e përdorni në fytyrë.

Exit mobile version