Si të zbusni simptomat e ekzemës tek fëmijët

Gjithnjë e më shumë vogëlushë kanë problem me ekzemën, përkatësisht me dermatitin atopik, simptomat e të cilit posaçërisht janë më të theksuara gjatë dimrit
Temperaturat e ulëta dhe ajri i thatë në hapësira të mbyllura lëkurën e bëjnë edhe më të thatë, më të irrituar dhe më të prirë ndaj të kruarit.
– Kjo gjendje godet rreth 17 për qind të fëmijëve, nga të cilët shumica për herë të parë është sëmurë me ekzemë para moshës pesëvjeçare, më së shpeshti në ditët e foshnjërisë – shpjegon doktor Richard Antaya, drejtor Dermatologjisë së Fëmijëve në Universitetin Yale.
– Dermatiti atopik është i trashëgueshëm dhe zakonisht shfaqet te vogëlushët në familjet e të cilëve ekzistojnë historia e ekzemës, alergjia, riniti alergjik apo astma.
Mund të shfaqet në këmbë apo duar, por shpesh edhe në fytyrë.
Lajm i keq është që për ekzema nuk ka ilaç, mirëpo kura e drejtë mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave.
Sapuni i zakonshëm i fëmijëve dhe rrobat e pambukta janë diçka që do të duhej të nënkuptohej.
Produktet aromatike për higjienë, bartja e pëlhurave siç janë leshi apo ato sintetike, si edhe djersitja mund të jenë shkaktarë të dermatitit atopik. Prandaj duhet reduktuar në minimum.

Artikulli paraprakPirja e duhanit mund të shkaktojë verbëri
Artikulli tjetërTurqia reagon kundër SHBA ndaj dëbimit të 6 turqve nga Kosova