Si u bë Tahiri pjesë e rrjetit sekret të trafikut

Michael Knodt

Në vitin 2014, Shqipëria ishte e fokusuar në raportimet ndërkombëtare si një nga vendet me prodhimin më të gjërë të kanabisit në Europë. Në atë kohë, forcat speciale u futën në fshatin malor të Lazaratit dhe nisën një betejë 3 ditore me fermerët lokalë të kanabisit. Kur policia shqiptare filloi të futej në fshat në mëngjesin e 16 qershorit 2014, njerëzit ishin të armatosur me pushkë dhe granata.
Pavarësisht angazhimit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili premtoi se do të bëntë gjithçka për të parandaluar kultivimin e kanabisit në Lazarat, bima e ndaluar vazhdon të mbetet faktori më i rëndësishëm ekonomik, si alternativë për banorët e kësaj zone të varfër, fshati ka diku tek 7 mijë banorë dhe që atëherë forcat e policisë arrijnë ta mbajnë nën kontroll atë. Pavarësisht se ka një seri plantacionesh të identifikuara në zonë, ku është e pamundur të ndërhyhet në malet kufi me Greqinë dhe ato janë shtuar ndjeshëm që nga viti 2014. Vitin e kaluar njësitë antidrogë të Shqipërisë deklaruan se ata kishin arritur të asgjësonin 2.3 milionë bimë kanabis në 1.250 operacione, nga të cilat janë arrestuar 250 persona. Përllogaritja e vlerës së tregut të këtij prodhimi llogaritet në 3,5 miliardë euro, ose e thënë ndryshe gjysma e buxhetit vjetor të Shqipërisë.
Prej vitesh, politikanët në Shqipëri kanë fajësuar njëri-tjetrin për përfitime nga tregtia e kanabist dhe akoma më tej se kanë toleruar deri edhe duke e mbështetur në mënyrë sekrete këtë aktivitet. Të hënën, qeveria e Shqipërisë njoftoi largimin e ministrit  Tahiri me efekt të menjëhershëm. Ministri i Brendshëm, i cili ishte përgjegjës për operacionin ushtarak të vitit 2014, është kritikuar ashpër nga media. Tahiri dyshohet se ka përfituar nga ekspansioni i kultivimit të kanabisit nga Lazarati në të gjithë vendin, dhe se ka bashkëpunuar me këtë indrustri ilegale, duke u fshirë atyre rekordet kriminale.
Ish-shefi i Antidrogës Dritan Zagani, u arrestua në vitin 2015 nën akuzat për korrupsion, ndërsa deklaroi se Tahiri ishte pjesë këtij rrjeti sekret. Zagani menjëherë fluturoi nga Shqipëria në Zvicër dhe kërkoi azil politik. Saimir Tahiri i mohoi këto akuza.

Italia dhe Greqia, tregjet më të mëdha

Shumë nga “të korrat” e kanabisit në Shqipëri trafikohen në vendet fqinje. Kushdo që blen kanabis në tregjet italiane apo greke zakonisht ajo e ka prejardhjen nga bimët e kultivuara në Shqipëri. Në dekadat e mëparshme, të rinj grek ishin ato që ngarkoheshin me thasë në malet kufitare të Greqisë. Ndërsa sot, pjesa më e madhe e prodhimit shqiptar transportohet me gomone përgjatë detit Adriatik në vendet fqinje të Shqipërisë, Greqia dhe Italia.
Që këtej e më pas, ajo transportohet në vendet e zonës Shengen. Prej vitesh, hetuesit e taksave në Itali dyshojnë se Mafia është përgjegjëse për këtë transport dhe nevojat e tjera logjistike të trafikut. Prodhimi vjetor i kanabisit në Lazarat në vitin 2013 vlerësohej 900 ton marijuanë me një vlerë prej 4.5 miliardë euro nga Forcat Ajrore të Italisë. “Prodhimi vjetor i Lazaratit ishte 900 ton marijuanë, kryesisht varietet holandez, e cila sjell një fitim prej 4.5 miliardë euro”, deklaron Denovive Stefano Bostoni, Shef i Njësisë së Forcave Ajrore të Italisë në Shqipëri. Përveç Lazaratit, ai përmend edhe zona të tjerë të rëndësishme prodhimi si (Vlora, Shkodra, Tirana dhe Durrësi), të cilat rrallë përmenden.
Zyra e operacionit ndërkombëtar, ka një zyrë operative në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, por ajo kurrë nuk publikon të dhëna konkrete në sasinë totale të kanabisit që prodhohet në këtë shtet. Gjithsesi monitoruesit konfirmojnë se kultivimi i kanabisit është rritur për shkak të zhvendosjes së kultivimit në zona, ku nuk mund të futesh kollaj siç janë zonat malore. Në parim, me pak pritshmëri i gjithë vendi është i përbërë nga zonat malore të paarritshme dhe me një klimë perfekte mesdhetare për kultivimin e kanabisit. Kjo konfirmohet nga operacionet me helikopter që policia ka zhvilluar në kërkim të kanabisit përgjatë zonave të Jugut që nga viti 2015.

Kanabisi në Shqipëri

Kanabisi është i paligjshëm në Shqipëri, por përdorimi i dozave të vogla i kësaj substance nuk është i dënueshëm. Për kultivim dhe trafikim të kanabisit, ligji parashikon dënime nga 5 deri në 15 vjet burg. 5 gram kanabis kushtojnë nga 4 deri në 8 dollarë në tregun e zi, por cilësuar dhe përbërësit aktiv nuk janë dhe aq të larta.
Paqëndrueshmëria e vazhdueshme socio-ekonomike pas rënies së komunizmit ka bërë që kultivimi i kanabisit të kthehet në një nga burimet kryesore të përfitimit për bujqit shqiptarë. Pas Luftës së Dytë Botërore, komunistët deportuan familjet e padëshiruara në Lazarat, dhe fshati zhvilloi një qëndrim antiregjim ndaj qeverisë në Tiranë, i cili vazhdon të mbetet i tillë edhe sot e gjithë ditën. Në Lazarat, më shumë se 90% e popullsisë ka qenë e përfshirë kohë pas kohe në kultivimin e kanabisit.
Pas kritikave të ashpra nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europina, tentativat e para të qeverisë shqiptare për të ndaluar kultivimin e kanabisit u regjistruan në vitet 2000. Pas një seri përplasjesh me policinë, Komisariati i Policisë në Lazarat u shkatërrua nga fshatarët në vitin 2004, si rrjedhim policia e toleroi aktivitetin e tyre edhe për 10 vjet të tjera.
Në ditët e sotme, prezenca e policisë dhe e ushtrisë është i perceptuar më shumë si akt pushtimi sesa si mbrojtje nga ana e banorëve të Lazaratit. Qeveria në përgjithësi ka toleruar kultivimin dhe zhvillimin e fshatit dhe rrethinave të tij, që nga mesi i viteve ‘90. Zonat përreth Lazaratit edhe pse rurale janë të vetmet që nuk janë prekur nga lëvizjet e brendshme të popullsisë drejt qytetit.
Meksika dhe Maroku kanë demonstruar për dekada se, kultivimi i kanabisit nuk mund të parandalohet me ndërhyrjen e forcave speciale dhe helikopterët apo qoftë edhe masa të tjera represive, atëherë kur substanca e ndaluar kthehet në bazën kryesore ekonomike të rajonit apo të vendit. E vetmja mënyrë për t’u përballur me kultivimin e kanabisit dhe infrastrukturën e saj kriminale,  duke përshirë edhe aktorët në Shqipëri, Liban, Siri, Marok, Panama apo Meksikë është vetëm përmes një rregulloreje ndërkombëtare. Derisa ajo kohë të vijë, kanabisi do të vijojë të kultivohet në Rifin e Marokut, në Bekaa Plain të Libanit, në Jug të Shqipërisë, në Oaxaca dhe përtej, atje ku përfitimet zhduket në kanale të errëta në vend që të paguhen si taksa.

Shqipëria, burim i prodhimit të narkotikëve dhe pastrimit të parave nga droga

Në raportin e tij të fundit mbi trafikun e drogës, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë s Shqipëria është vend ku dominon trafiku i drogës dhe ku pastrohen lehtësisht paratë e saj. DASH ka publikuar raportin e vitit 2016 lidhur me trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave, ku thuhet se në Shqipëri mbi 2 milionë e 450 mijë bimë kanabis janë asgjësuar nga policia, si dhe nga fluturimet ajrore janë zbuluar mbi 2 mijë plantacione të mbjella me kanabis.  Më tej thuhet se sasia e heroinës së kapur në Shqipëri arrin mbi 57 kilogramë, ndërsa kokainë pak më shumë se 7 kilogramë. “Shqipëria është vend ku pastrohen lehtësisht paratë e drogës dhe ku sundon korrupsioni i shfrenuar Shqipëria është një vend tranziti për trafikimin e narkotikëve, armëve, mallrave kontrabandë dhe qenieve njerëzore dhe mbetet në rrezik për pastrimin e parave”, thuhet më tej. Gjithashtu nënvizohet se burimet më të mëdha të të ardhurave të paligjshme janë trafiqet, korrupsioni i zyrtarëve dhe mashtrimi. Në mënyrë më të detajuar konstatohet se krimi shpesh investon paratë e pista në prona të patundshme dhe në projekte për zhvillimin e biznesit, thuhet më tej në raport. “Grupe të organizuara kriminale e përdorin Shqipërinë si një bazë operacionale për ndërmarrjen e veprimtarive kriminale në vende të tjera e shpesh ato i sjellin fitimet e tyre të paligjshme në Shqipëri. Paratë e fituara nga këto veprimtari shpëlahen lehtësisht në Shqipëri pasi aty kryesisht sundon ende një ekonomi e bazuar në para’ në dorë dhe hyrja e parave nga jashtë në formën e prurjeve valutore të emigrantëve janë të zakonshme”, deklarohet në raport.

Autori i shkrimit të publikuar nga portali ndërkombëtar Marijuana.com është përgatitur nga gazetari gjerman Michael Knodt. Ai është një ekspert në politikat që kanë të bëjnë me kanabisin dhe kulturën e kanabisit në Europë

Artikulli paraprakVila e Vlahutin, 2 milionë euro me procedura të dyshimta
Artikulli tjetërManjani: Trafiku i drogës menaxhohet nga Rama